Gazeta Shqiptare

Lirohet me kusht nga burgu ish- deputeti Mark Frroku, gjykata i fal 1 vit e 5 ditë nga dënimi

Reagon PD: Prova e re se drejtësia është nën kontrollin e Ramës

-

FIER - Dy ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit ka liruar me kusht para kohe ish- deputetin Mark Frroku, i cili ishte dënuar për tri vepra penale. Dhe konkretish­t për: "Fshehje pasurie", "Ndërtim i paligjshëm" dhe për "Pastrim të produkteve të veprës penale". Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Burgut të Fierit, Arjan Hasani, i cili është shprehur se të mërkurën, Frroku ka lënë ambientet e institucio­nit ku vuante dënimin. Mësohet se ish- deputeti i PKD, i cili qëndronte në qeli që prej tre vjetësh kishte bërë kërkesë për lirimin e tij me kusht në gjykatën e Fierit, kërkesë e cila është pranuar. Atij i kishin mbetur një vit e pesë ditë burg nga shlyerja e dënimit. Më 8 janar të këtij viti, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit e Tiranës e dënoi atë me 8 vite burg, pasi nga Dhoma Penale Tiranë ishte dënuar me 7.6 vite burg, duke iu falur kështu 1.6 vite. Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen e Aleksandër Kurtit në kryeqyteti­n belg, Bruksel, në vitin 1999. Vrasje kjo e ndodhur gjatë një përplasjej­e mes grupeve që kontrollon­in një rrjet prostituci­oni. Por, Mark Frroku u shpall i pafajshëm nga gjykata për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë. Frroku u arrestua në vitin 2015 pas atentatit të pretenduar të Tom Doshit, ku u ndalua për deklarim të rremë. Në atë kohë, Doshi kohë më parë denoncoi faktin se atij dhe një deputeti të PD- së, Mëhill Fufi u rrezikohej jeta, pasi ishte planifikua­r që ata të vriteshin. Ndërkaq, në Gjykatën e Krimeve të Rënda është duke u zhvilluar një tjetër proces mbi konfiskimi­n e disa pasurive të ish- depu- tetit. Pas lirimit nga burgu të ish- deputetit Mark Frroku ka reaguar Partia Demokratik­e. Sipas PD- së, lirimi i tij është prova më e re se drejtësia është nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze. PD thotë se ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të marrin në dorë fatin e tyre, duke dhënë një ultimatum: ose qeveria mafioze, ose Shqipëria.

DEKLARATA E PD

Lirimi i ish- deputetit të akuzuar për vrasje, Mark Frroku është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze. Kryegjykat­ësi Edi Rama liroi mikun e tij, Mark Frroku, duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisa­rit, Arben Frroku. Lirimi i Mark Frrokut, familja mafioze Xhafaj, komproment­imi i hetimeve për Saimir Tahirin, kapja e plotë e prokuroris­ë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri! Në këto kushte, i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më!

 ??  ?? Ish- deputeti Mark Frroku
Ish- deputeti Mark Frroku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania