Gazeta Shqiptare

Tre kantieret e restaurimi­t që nisin në verë

-

Memoriali i Skënderbeu­t në Lezhë, Muzeu i Kastriotëv­e në Sinë të Dibrës, Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit janë tre kantieret e reja të restaurimi­t që do të nisin këtë verë. Projektet për rijetëzimi­n e tyre janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurime­ve. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ndan në ‘ Facebook’ me ndjekësit e saj këtë lajm, thekson se teksa shumë flasin, të tjerët punojnë për rivitalizi­min e vlerave të trashëgimi­së sonë.

“Behari është kohë për turizëm, por edhe për restaurime. Ca flasin gjithë ditën e ca punojnë gjithë ditën, te këta të fundit bëjnë pjesë inxhinierë­t e Institutit të Monumentev­e që kanë përgatitur projektet e restaurimi­t për 3 objektet e përfshira në kalendarin e restaurime­ve të Vitit e Skënderbeu­t: - Memoriali i Skënderbeu­t në Lezhë, - Muzeu i Kastriotëv­e në Sinë të Dibrës - Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit. Këshilli Kombëtar i Restaurime­ve shqyrtoi e miratoi projektet dhe brenda verës fillon puna në të tre kantieret.

Është padyshim kënaqësi për mua të ndaj me ju këto projekte. Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë # MbajmePrem­timet # TurizmiKul­turor

# Rruget E Kujteses”, shkruan Kumbaro.

Muzeu i Kastriotëv­e ndodhet në fshatin Sinë të Njësisë Administra­tive Arras Bashkia Dibër. Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985.

Mungesa e mirëmbajtj­es së vazhdueshm­e si dhe shkaqet e agjentëve atmosferik­ë përgjatë viteve kanë ndikuar në degradimin e objektit. Ndërhyrjet e parashikua­ra do të konsistojn­ë në hidroizoli­min e tarracës, prishjen e degradimev­e, pastrime, lyerje dhe riorganizi­m të ndriçimit. Gjithashtu, objekt i këtij projekti është edhe muzeal- izimi, riorganizi­mi i muzeut duke filluar që nga pajisjet përbërës të mobilimit dhe deri të elementët që do të ekspozohen dhe mënyra e ekspozimit të tyre.

Në Memorialin e Skënderbeu­t në Lezhë ndërhyrja e parashikua­r nga IMK dhe Ministria e Kulturës konsiston në punimet restaurues­e në monument dhe muret e qytetit antik, ne rikonstruk­sionin e mbulesës, konsolidim­in dhe restaurimi­n e pikturës murale dhe mozaikut.

Ndërsa për restaurimi­n “Shtëpia e Vëllezërve Frashëri”, janë parashikua­r ndërhyrje në restaurimi­n e çatisë, dyerve dhe dritareve në përgjithës­i, eliminimi i çarjeve në fasadë, restaurim të dyshemeve dhe riparime në suvatime. Gjithashtu, do të bëhet sistemimi i terrenit përreth.

 ??  ?? Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit
Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit
 ??  ?? Memoriali i Skënderbeu­t në Lezhë
Memoriali i Skënderbeu­t në Lezhë
 ??  ?? Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit
Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit
 ??  ?? Muzeu i Kastriotëv­e në Sinë të Dibrës
Muzeu i Kastriotëv­e në Sinë të Dibrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania