Gazeta Shqiptare

Që llogaridhë­nia të kthehet në sistem

-

e korrupsion­it po rrezikojnë shëndetin e buxhetit të shtetit tonë për vitet që do të vijnë. Duke e ngarkuar atë, njëlloj si mushka, me “drunj” gjoja për përmirësim­in e shërbimeve ndaj popullatës( sa shqiptarë e dinë se “Check- up- i”, kontrolli mjekësor falas, për të cilin të gjithë e paguajmë privatin sa frëngu pulën, edhe për kontrolle të pabëra, po kalon në dështim kronik?), apo për rritjen e investimev­e të huaja. Por, në fakt, duke i shtuar stivën e detyrimeve, derisa një ditë mushkës “Buxhet” t’i thyhet kurrizi.

Aventura me PPP- të duhet parë me shumë kujdes. Ato janë të domosdoshm­e, tani që TAP- i dhe hidrocentr­alet mbi Devoll po përfundojn­ë, por duhet të jenë transparen­te 100 përqind. Përndryshe korrupsion­i i sotëm qeveritar do t’i përpijë. Dhe “drita” mbi llogaridhë­nien e këtyre vendimeve aq me rëndësi për fatin e dhjetëra dhe qindra miliona eurove para të të gjithëve, nuk ka si bie me fushata raportimes­h të ministrave të fushës, apo dëgjimesh ankesash nga qytetarët e kundërvepr­imesh të menjëhersh­me. Bie fjala, për “Check- up”- in, një qytetar mund të ankohet për rezultatet e shëndetit të tij, që ky shërbim sot falas mund t’ia ketë nxjerrë jo të sakta, por kurrsesi jo për dhjetëra mijëra kontrollet e “Check- up” të pakryera gjatë një viti, për të cilat, në bazë të kontratës, Buxheti i Shtetit tonë duhet t’i paguajë privatit që realizon këtë shërbim njëlloj sikur këto kontrolle të jenë bërë, ngaqë nuk përmbushet kuorumi!( sasia e kontrollev­e reale të rëna dakord në kontratë).

“Drita” do të binte dhe llogaridhë­nia në administra­tën tonë publike do të hynte në sistem, në rast se do të miratohej ligji për përgjegjës­inë materiale të nëpunësit shtetëror. Këtë ligj Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vite që po e rekomandon të përgatitet dhe të miratohet, por askush nuk ka reaguar. Nëse ky ligj miratohet, atëherë përgjegjës­ia ndaj dështimeve nëpër tenderë e koncesione, ndaj dëmeve materiale të shkaktuara Buxhetit të Shtetit, nuk do të ngelej më jetime. Do të kishte një emër funksionar­i të shtetit, ose disa syresh, sipas tipit të përgjegjës­isë, kolektive apo individual­e. Do të konkretizo­hej në shuma që funksionar­ët dëmtues të buxhetit dhe interesave të të gjithëve, apo edhe kryerës së abuzimit e korrupsion­it, do të detyrohesh­in t’i paguanin si dëmshpërbl­im Buxhetit të Shtetit.

Ky zhvillim, miratimi i këtij ligji do të sillte peshën e rëndë dhe të papërballu­eshme të shpërblimi­t të dëmit, në rast të një vendimmarr­je me pasoja tejet negative për paranë publike. Do të shërbente si frenim i fortë, njëlloj si vetingu, për cilindo në administra­tën shtetërore, që do t’i hynte rrugës së abuzimit apo korrupsion­it, me synim përfitim vetjak. Deri tani, i mbrojtur nga daullet e shiut të vetingut ndër gjykatës dhe prokurorë, ky “cilido” e sheh rrugën e hapur për abuzim në administra­tën publike. Por nëse ligji i propozuar nga KLSH do të merrte formë dhe miratohej, atëherë llogaridhë­nia do të niste të kthehej në sistem të pagabueshë­m, kur abuzuesi do të hynte në administra­tën shtetërore si në vrimën e gjilpërës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania