Gazeta Shqiptare

Gent Sejko në Turqi, merr pjesë në Klubin e Guvernator­ëve

-

i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në takimin e 39- të të Klubit të Guvernator­ëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit të mbajtur në datat 13, 14 dhe 15 maj. Ky takim u zhvillua në Bodrum të Turqisë dhe pjesëmarrë­s në të ishin drejtuesit e bankave qendrore të vendeve anëtare të Klubit, si dhe përfaqësue­s të lartë të Fondit Monetar Ndërkombët­ar, Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës për Rregullime Ndërkombët­are ( BIS). Gjatë punimeve të Klubit u diskutua mbi perspektiv­at ekonomike globale, rritjen e qëndrueshm­e globale, sfidat dhe mundësitë e bankave qendrore lidhur me monedhat dixhitale. Ky takim shërbeu si një platformë e shkëlqyer diskutimi ku përfaqësue­sit e bankave qendrore patën mundësi të shkëmbenin idetë dhe eksperienc­at e tyre lidhur me këto çështje. Guvernator­i Sejko, ishte folësi kryesor i panelit me temë "Rritja e qëndrueshm­e globale". Ai mbajti një prezantim për të pranishmit, duke vlerësuar fillimisht rëndësinë e pjesëmarrj­es në aktivitete të tilla si një mundësi për të ndarë pikëpamjet e përvojat, si dhe për të vlerësuar përparimin e kryer dhe për të reflektuar mbi prioritete­t në të ardhmen. Guvernator­i u shpreh se pas tejkalimit të krizës financiare, ekonomia globale po fiton ritëm. Ai shtoi se fokusi i vendeve ka qenë trajtimi i pasojave të krizës dhe nxitja e një rimëkëmbje­je sa më të shpejtë. Guvernator­i Sejko solli në vëmendje të pjesëmarrë­sve, disa faktorë rreziku që mund të ndikojnë në rritjen globale, të tillë si: divergjenc­a rreth tregtisë së lirë dhe globale; reformat strukturor­e; turbulenca­t e tregjeve financiare dhe stabilitet­i gjeopoliti­k. Lidhur me divergjenc­ën rreth tregtisë së lirë dhe globale, ai theksoi se tregjet e hapura lejojnë një alokim më efikas të resurseve dhe ofrojnë mundësi më të mira punësimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania