Gazeta Shqiptare

Xhafaj: Nuk kam menduar të dorëhiqem, askush s’më shantazhon, audio mashtrim

Ministri sqaron akuzat për të vëllain: I paraqita dorëheqjen Majkos në 2002- shin Momentet e vështira që kaloi familja prekin ministrin

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi dje se do të vazhdojë misionin e tij, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutë­n, pavarësish­t shpifjeve dhe qëndrimit të opozitës. "Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak. Do të jepja dorëheqjen për çdo shkak tjetër që të kishte lidhje me mua dhe me përgjegjës­itë e mia në zbatim të ligjit dhe përballë qytetarëve", tha ministri. Në një konferencë për shtyp, dje pasdite, Fatmir Xhafaj sqaroi sërish historinë e vëllait të tij në vitin 2002, ndërsa tha se ai ka shkuar të vuajë dënimin në Itali me vullnetin e tij. "Siç është e njohur, vëllai im ka marrë një dënim penal në Itali. Ngjarja ka ndodhur në vitet 2002. Vëllai im ka qenë rreth 25 vjeç në atë kohë. Autoritet italiane e kanë ndaluar për rreth 1 muaj dhe e kanë liruar duke urdhëruar largimin e tij nga Italia. Në atë kohë, unë kam qenë ministër i Turizmit në qeverinë me kryeminist­ër z. Pandeli Majko. I pa detyruar nga ndonjë normë kushtetues­e, apo ligjore, në respekt të moralit, i kam kërkuar kryeminist­rit të kohës dorëheqjen", - sqaroi ministri historinë me vëllain e tij. Më tej ministri Xhafaj sqaroi se, "nëse im vëlla do të bënte njohjen e vendimit të tij këtu dhe do të priste ekzekutimi­n e tij për dënimin në ngarkim të tij, sipas ligjit shqiptar, ai nuk do ta vuante fare atë, pasi periudha prej 4 vjetësh e mbetur për ekzekutim është në afatin 5vjeçar të parashikua­r nga ligji shqiptar. Një precedent ky i zbatuar normalisht në praktikën gjyqësore në Shqipëri". Në lidhje me akuzat e PD- së se ka falsifikua­r nenin 491 të Kodit Penal për të favorizuar të vëllain, Xhafaj i cilësoi qesharake. "Ky rregullim i ri në Kodin e Procedurës, por në fuqi më parë në ligjin e sipërcitua­r, nuk ka lidhje me rastin e vëllait tim, Agron Xhafaj dhe është sërish një mashtrim i rëndë publik. Dispozita e thotë qartë, mbrohen vetëm ata që janë dënuar në mungesë, pra në kushtet kur nuk është siguruar e drejta për një proces të rregullt ligjor sipas nenit 6, të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut", sqaroi Xhafaj, i cili tha se vëllai i tij ka pasur dijeni dhe është përfaqësua­r. "Lidhur me akuzat për përfshirje të vëllait tim në trafikun e drogës në Shqipëri, është komplet një mashtrim dhe shpifje e ulët ajo që thuhet në lidhje me përfshirje të vëllait tim në

këtë veprimtari. Marr të gjitha përgjegjës­itë ligjore dhe morale nëse ka qoftë edhe një grimcë të vërtetë në lidhje me këto akuza. Prej vitit 2002 vëllai im, Agron Xhafaj ka jetuar në Shqipëri dhe është një ndër qytetarët e shumtë të këtij vendi, që nuk ka asnjë problem me ligjin", theksoi

më tej ministri. Ministri sqaroi se, "audio- përgjimi i servirur me pompozitet publikut është një sajesë e plotë nga fillimi deri fund. Është një manipulim dhe i bërë keq madje. Nëse opozita nuk e ka bërë vetë këtë dhe sinqerisht nuk dua ta besoj se është ajo nxitësja dhe realizuesj­a e këtij "Ne do të gjejmë forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë situatë të pazakontë familjare, për t'ua bërë sa më të lehtë e sa më të përballues­hme nënës, bashkëshor­tes dhe sidomos dy fëmijëve të tij në moshë të vogël, përkatësis­ht 15 dhe 11 vjeç", tha dje Xhafaj, e në të njëjtën kohë u vu re dridhja e zërit, kur u përmend familja.

akti skandaloz, ajo ka rënë viktimë e të tjerëve. Gjithsesi, kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh do të marrë përgjigjen e merituar. Veprimi është tipik mafioz, ndaj do t'i kërkoj sot publikisht prokuroris­ë veprime të shpejta dhe energjike për gjetjen të gjithë atyre që janë përf-

shirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin në mënyrën më të merituar", u shpreh Xhafaj. E duke iu drejtuar opozitës, Xhafaj tha: "Nëse mendoni të më mposhtni me sulmet tuaja, gaboni. Thjesht nuk kam frikë! Askush nuk mund të më shantazhoj­ë! Askush nuk do të

mund të më pengojë në arritjen e qëllimeve të larta, të asaj çfarë kam marrë përsipër të bëj së bashku me bashkëpunë­torët e mi dhe me mbështetje­n e partnerëve: luftë pa kompromis me krimin, gjithmonë në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve dhe vetëm të qytetarëve".

 ??  ?? Dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania