Gazeta Shqiptare

Alibeaj: Xhafaj paralajmër­oi Ramën se largimi i tij do rrëzojë qeverinë

-

Deputeti

i PD- së, Enkelejd Alibeaj e krahasoi Fatmir Xhafajn me Saimir Tahirin. Në një reagim të tij pas daljes së ministrit Xhafaj, deputeti demokrat u shpreh: "Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmër­oi Ramën se largimi i tij do të thotë rënie e qeverisë. Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpuno­n me djallin për të rrëzuar qeverinë. Por, kjo është më e parëndësis­hmja dhe pjesë e luftës së tyre të brendshme për pushtetin e kriminaliz­uar deri në palcë. E vërteta është se materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait ministër të Brendshëm. Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërish­t gjatë kohës që i vëllai është ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë", u shpreh Alibeaj. "Është gënjeshtër dhe mashtrim përgjigja e tij se nuk është subjekt i ligjit antimafia. Është gënjeshtër dhe mashtrim se ai nuk i pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga detyra e ministrit të Brendshëm. Është kriminale akuza e Fatmir Xhafajt se opozita vepron për llogari të interesave kriminale", u shpreh deputeti i PD- së. "Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një bande kriminale qeverisëse që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantë­t e drogës. Beteja jonë do të vazhdojë me të njëjtën forcë", u shpreh Alibeaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania