Gazeta Shqiptare

Agron Xhafaj, letër publike: Dorëzohem tek autoritete­t italiane, nuk jam shmangur

Vëllai i ministrit: Audio- përgjimi i opozitës, i sajuar

-

Agron

Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka marrë dje vendimin për të shkuar vetë tek autoritete­t italiane për të vuajtur dënimin. I vendosur në qendër të akuzave së bashku me vëllain e tij ministër, Agron Xhafaj sqaroi dje në një letër: "Kam vendosur që t'u drejtohem vetë autoritete­ve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje. Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritete­t përkatëse. Edhe pse nuk ka pasur asnjëherë ( nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzekutu- ar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qenë në kërkim për ekzekutimi­n e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt. Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka pasur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirje­s dhe rolin tim në atë histori", u shpreh Agron Xhafaj. Por, shton ai më tej: "Unë jo vetëm që nuk i jam shmangur hetimit dhe gjykimit tim në këtë çështje, por përkundraz­i, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qenë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentua­ra të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim. Ishin vetë autoritete­t italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia". Ai ka sqaruar se ka lënë pranë prokuroris­ë të gjitha shpjegimet dhe zërin e tij për të verifikuar audion e publikuar nga opozita, të cilën e quan të sajuar.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania