Gazeta Shqiptare

Rama e Xhafaj shkojnë te Meta, presidenti thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kreu i shtetit: Agjencitë ligjzbatue­se të thellojnë luftën ndaj krimit e drogës

-

Presidenti

i Republikës, Ilir Meta mblodhi dje Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Sipas njoftimit për mediat, "çështjet e diskutuara ishin gjendja e sigurisë kombëtare dhe direktiva vjetore e sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018; kontrolli dhe menaxhimi i integruar i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmi­t dhe emigracion­it të paligjshëm; emergjenca­t civile; siguria e infrastruk­turave strategjik­e portuale dhe aeroportua­le dhe mbrojtja kibernetik­e". Por në fakt, kjo mbledhje vjen në një kohë që opozita ka hedhur akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ishte i pranishëm në mbledhje. "Për gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018 informoi kryeminist­ri Edi Rama. Për çështjet e tjera informuan anëtarët e tjerë të Këshil- lit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti theksoi rëndësinë e domosdoshm­ërisë strategjik­e për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmi­t dhe forcimit të kontrollit të kufijve", thuhet në njoftimin e Presidencë­s. "Gjithashtu, presidenti shprehu mbështetje­n e plotë ndaj agjencive ligjzbatue­se për thellimin e luftës pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Po kështu, raportet e Departamen­tit të Shtetit, Bashkimit Evropian dhe agjencive partnere të specializu­ara për këto çështje të rëndësishm­e - nënvizoi Presidenti i Republikës - janë një platformë solide për të reflektuar dhe për të ndërtuar një partnerite­t të besueshëm, të qëndrueshë­m dhe afatgjatë për forcimin e sigurisë kombëtare dhe anëtarësim­in në Bashkimin Evropian", përfundon njoftimi.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeminist­ri Edi Rama, dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeminist­ri Edi Rama, dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania