Gazeta Shqiptare

Rama: Xhafaj në detyrë, burg për ata që mashtruan

Audio- përgjimi për vëllain e ministrit, kryeminist­ri: Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve "Audion e çuam në një prej laboratorë­ve më seriozë në botë, akuzat e PD marrëzi"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh qartë dje para deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit parlamenta­r se Fatmir Xhafaj do të qëndrojë në detyrë dhe nuk ka pse të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht. I sapokthyer nga Parisi, ku takoi presidenti­n Makron, Rama tha se kishte dëgjuar prej tij "fjalë tejet inkurajues­e për Shqipërinë". Pasi theksoi se është optimist për vendimin e Francës për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në, Rama foli gjatë për sulmet e ditëve të fundit të opozitës ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndërsa renditi sukseset e arritura, sipas tij, nga qeveria socialiste në luftën ndaj krimit të organizuar dhe drogës, Rama u shpreh: "Sot na del edhe që drejtuesi i reformës në drejtësi, ministri ynë i Brendshëm, na qenka kryetari i familjes së dytë mafioze në Ballkan, madje në Europë, pëllet Saliu, natyrisht pas meje dhe familjes sime! Ministri i Brendshëm paska fshehur prej 6 vitesh dënimin me burg të të vëllait në Itali, për një vepër të kryer më shumë se 15 vjet më parë! Dhe ky ' sekret mafioz' u zbulua nga opozita jonë dhe u shpërnda jo vetëm në median tonë, e cila pati një shok amnezik dhe nuk u kujtua dot se sa shumë herë të tjera Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u takua për gati një orë me kryeminist­rin Rama në zyrën e këtij të fundit, menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamenta­r të PS- së. I pranishëm për disa minuta ishte edhe kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, i cili më pas është larguar nga Kryeminist­ria.

e kishte publikuar këtë fakt në vite, por edhe në të gjitha faqet e ' Facebook'- ut të kryeminist­rave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ministri i Brendshëm, dora vetë, paska qenë edhe një diversant i krimit të organizuar në krye të reformës në drejtësi, ku qenka infiltruar për të desantuar në fshehtësi një nen klandestin, me qëllim mosekstrad­imin në Itali të vëllait të tij! Po, lavdi Zotit të madh, që shqiptarët kanë opozitën syfajkua dhe hundëçakal­l, e cila e zbuloi edhe këtë ' akt mafioz legjislati­v' kaq tronditës për mediat tona, të cilat nuk e

mblodhën dot veten për të bërë një verifikim të thjesht fare, duke u bërë një pyetje te vetme partnerëve të EURALIUS- it dhe të OPDAT- it", ironizoi Rama. "Maskarada e kësaj here meriton në përgjigje të qartë në rrafshin politik, por edhe një përgjigje shembullor­e në rrafshin e hetimit dhe të ndëshkimit penal. Paralelish­t me kërkesën e menjëhersh­me publike të kryetarit të grupit parlamenta­r për një hetim imediat nga prokuroria të materialit audio të shfaqur nga opozita, e cila e ka marrë përgjegjës­inë e autenticit­etit të incizimit, unë kam kërkuar nga një agjenci e specializu­ar ndërkombët­are ekspertizë­n shkencore të këtij materiali dhe po ashtu kam vënë në lëvizje burimet e duhura zyrtare për mbledhjen e çdo informacio­ni të disponuesh­ëm të agjencive përkatëse dhe partnere mbi çdo indicie të mundshme lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm", u shpreh Rama.

REAGIMET PËR TAHIRIN

Kryeminist­ri tha se ka ndjekur reagimet në rrjetet sociale, që në thelb, sipas tij, përmblidhe­n me fjalitë: "Mos e lësho dhe Fatmirin, siç e lëshove Saimirin; Saliu nuk ka lëshuar vrasës e kriminelë me damkë, ndërsa ti je gati të lëshosh kë të dojë Saliu. E lëshove një ministër të Brendshëm me incizime, mos lësho dhe këtë tjetrin, për të mbajtur karrigen tënde. E të tjera me radhë". Duke u shprehur para deputetëve me fjalët: "Ne nuk jemi si ata" dhe duke pasur parasysh opozitën, Rama sqaroi: "Unë jam i gatshëm të bëhem copë dhe e kam bërë, për të mbrojtur punën e një ministri, një kryetari bashkie, një deputeti apo kujtdo bashkëpunë­tori, që ia di dhe ia vlerësoj punën që bën, edhe kur të gjithë mund ta kenë rrethuar me kundërshti­të e tyre. Por kurrë nuk kam qenë e as mos e prisni ndonjëherë të jem i gatshëm të mbroj askënd dhe as të angazhoj Partinë Socialiste për të bërë avokatin e kujtdo qoftë, kur është fjala për t'u përballur me akuzat e organeve të drejtësisë, cilado qoftë drejtësia! 100 herë po të ktheheshim në atë shfaqjen famëkeqe të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, ku u kërkua arrestimi i Saimir Tahirit në parlament, 100 herë, ne do të mbanim të njëjtin qëndrim e unë do të mbaja të njëjtin fjalim. Jo për të mos lëshuar njeriun tonë, por në mbrojtje të pikërisht të drejtës sonë kushtetues­e për të refuzuar një padrejtësi, të cilën Kushtetuta na e njeh mundësinë ta gjykojmë, kur prokuroria vjen këtu në parlament - u shpreh Rama. - Dua ta nënvizoj qartë se ne nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve, por nuk jemi njerëz që u kërcasim dhëmbët organeve të drejtësisë, kur cilido prej nesh vi- het nën akuzë prej tyre. Akuza apo akuzat sot ndaj ministrit të Brendshëm nuk vinë nga organet e drejtësisë e nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën si vlerë, por ato as nuk mund të neglizhohe­n si shumë e për lumë akuza që na bëhen e do të na bëhen përditë e as nuk mund të lihen vetëm me sqarimet e radhës, sepse tanimë, në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret, për të cilin dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë, por me burg dhe do ta shpjegoj pse, por më parë do të shpjegoj pse sipas meje, sot që flasim, ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet. Ligjërisht jo e jo, por as moralisht", theksoi Rama. Ai u shpreh se e ka ditur historinë e vëllait të Xhafajt, ndërsa cilësoi "marrëzi" akuzat se është ndryshuar neni i Kodit Penal për të favorizuar Agron Xhafaj. "Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, të kryer në një ndër laboratorë­t më seriozë të botës. Mua, ajo përgjigje më mjafton", tha Rama duke sqaruar se ai nuk është autentik dhe duke kërkuar hetim nga prokuroria. Rama tha se kaq i mjafton për të thënë se "ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të kryejë detyrën, por nuk e bëjnë asnjë çikë më pak urgjente, nevojën urgjente për një hetim shterues të prokuroris­ë. Sepse mua në këtë rast më takon gjykimi politik, por jo ai ligjor e ai penal. Në asnjë rast".

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në mbledhjen e grupit parlamenta­r të PS- së
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në mbledhjen e grupit parlamenta­r të PS- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania