Gazeta Shqiptare

Paralajmër­imi i Palokës: Rama do pendohet, do ia dëgjojë krismën

Dorëheqja, opozita në protestë me vezë dhe "drogë" poshtë zyrës së Xhafajt, sot në Kuvend "Historia sapo ka filluar, s'ka parë gjë akoma"

- Valentina Madani

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndodhej në mbledhjen e grupit parlamenta­r kur deputetë dhe mbështetës të opozitës protestuan poshtë zyrës së tij. Protestës së opozitarë nuk i kanë munguar as simbolet. Protestues­it vendosën në derën e ministrisë disa kuti që simbolizoj­në drogën, të cilat janë porosi për vëllain e ministrit, Agron Xhafajn. Nëpër kutitë shkruhej: "Porosi për Geronin", "Taksirat o Gone, ma hidh përtej detit", "Pako për Agronin", "Çoma dhe mua këtë plaçkën tutje pasha", "Kjo është porosia e Olsit, më tha ta sjell ty". Ndërsa në pankartat që mbanin në duar protestues­it shkruhej: "Do punë? Lidhu me Ermalin", "Rama- Tahiri- Xhafaj, Shqipëria jashtë Europës", "Xhafaj- Tahiri, dyshja e krimit", "Xhafaj, koka e krimit". Kordonin e forcave të policisë që ishin vendosur në perimetrin e godinës së Ministrisë së Brendshme tentuan ta thyejnë që në nisje të protestës. Krahas kutive të kartonit që simbolizon­in pakot me drogë, të rinjtë e FRPD- së, të cilët ishin në krye të protestës, qëlluan edhe me vezë në drejtim të Ministrisë së Brendshme. "Rama mbajti qëndrimin që pritej, asgjë më shumë. Shfaqjen e radhës që po shohim, e pamë me Tahirin që e mbrojti me të njëjtat fjalë, sot ai është në arrest shtëpie se drejtësia është e kapur. Të njëjtin ' show' pamë edhe sot për Xhafajn, me argumente absurde mbrojti ministrin e tij se po mbron veten. Ai i dha urdhër prokuroris­ë, por do t'ia dëgjojë krismën, kupola ka në krye Ramën, mafia kështu funksionon. Tha se do përgjigjet opozita. Kapet Tahiri në krim, do përgjigjet opozita; kapet Xhafaj do përgjigjet opozita. Ajo shprehja s'ka parë gjë akoma, ky është edhe rasti Xhafaj. Protesta e sotme ( djeshme) është vetëm një hap i qytetarëve që na kërkuan t'i mbështesim, nuk do të ndalemi deri sa Xhafaj të ikë dhe Rama të shkojë atje ku duhet, Rama do të pendohet", - tha Paloka. Sipas tij, Rama është koka e krimit dhe përgjegjës­inë do e mbajë ai. "Fajtore ishte opozita dhe media, jo ata që i bëjnë krimet. U kthye prapë tek historia me agjentë rusë. Kapet Xhafaj në krim, do përgjigjet opozita dhe media. Ajo shprehja ' ky s'ka parë asgjë akoma' është i vlefshëm për rastin ' Xhafaj'. Rama do pendohet shumë shpejt. Nuk do ndalemi deri sa Xhafaj të ikë dhe Rama të ikë. Kjo histori sapo ka filluar", theksoi Paloka. Më herët demokratët bllokuan Nëpër kutitë shkruhej "Porosi për Geronin", "Taksirat o Gone, ma hidh përtej detit", "Pako për Agronin", "Çoma dhe mua këtë plaçkën tutje pasha", "Kjo është porosia e Olsit, më tha ta sjell ty". Ndërsa në pankartat që mbanin në duar protestues­it shkruhet: "Do punë? Lidhu me Ermalin", "Rama- Tahiri- Xhafaj, Shqipëria jashtë Europës", "Xhafaj- Tahiri, dyshja e krimit", "Xhafaj koka e krimit". sikundër dy ditë më parë vijimin normal të punimeve të komisionev­e parlamenta­re, ku sërish kër- kuan dorëheqjen e ministrit Xhafaj. Opozita ka paralajmër­uar se do të bllokojë edhe seancën e sotme plenare, nëse ministri Xhafaj nuk do të dorëhiqej.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania