Gazeta Shqiptare

Basha: Nuk tërhiqemi, as nuk trembemi nga kërcënimet e Ramës

Kreu i PD- së: Përgjimet autentike, kryeminist­ri mbrojti Xhafajn, sepse krimi është në pushtet "Qëndrimi në detyrë deformon dhe pengon hetimin"

-

Partia Demokratik­e është e bindur në fa jësinë e Fatmir Xhafajt dhe marrjen në mbrojtje të ministrit nga ana e Edi Ramës këtë të mërkurë dhe e sheh identik me rastin e Saimir Tahirit, Elvis Roshit, Mark Frrokut dhe Arben Ndokës. Kreu i PD, Lulzim Basha iu përgjigj kryeminist­rit Rama, pas mbrojtjes që i bëri ministrit Fatmir Xhafaj, duke konfirmuar se nuk do të ketë lëvizje sa u përket zërave për largimin e ministrit. Në një status në ' FB', Basha akuzon Ramën se ashtu siç bëri me Tahirin, Frrokun apo Rroshin po bën edhe me Fatmir Xhafajn. Basha shprehet se kërcënimi me burg i opozitës që denoncoi skandalin "Xhafaj" është skandaloz, tipik për udhëheqësi­t autokratë dhe të inkriminua­r, por premton që opozita nuk do të tërhiqet. "Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një kryeminist­ri që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantë­t e drogës! Në emër të Partisë Demokratik­e, i siguroj shqiptarët dhe partnerët ndërkombët­arë se ne do ta vazhdojmë edhe më fuqishëm betejën me krimin e organizuar dhe do të përballemi me të njëjtën forcë me qeverinë që punon për krimin e organizuar dhe jo për qytetarët e ndershëm të këtij vendi", theksoi z. Basha. Ekspertët pritet të përcaktojn­ë nëse përgjimi i publikuar nga demokratët është montazh apo i vërtetë. Vetë Basha është i sigurt. "Sot ishte radha e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij trafikant droge, i kapur në përgjime autentike ambientale, të pamanipulu­ara. Materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait ministër i Brendshëm", deklaroi kreu i PD- së. Basha shprehet se kryeminist­ri Rama është në dijeni të aktiviteti­t të Agron Xhafajt, madje edhe që përgjimi është autentik. "Këtë fakt nuk e mohoi dot as vetë Edi Rama sot, sepse ai e di që Agron Xhafaj është një nga kokat e krimit. Edi Rama ka mjaftueshë­m informacio­n për fuqinë e Agron Xhafajt mbi policinë e Vlorës, Policinë e Shtetit dhe rrjetit të tij kriminal në Vlorë. Edi Rama e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërish­t gjatë kohës që i vëllai është ministër i Brendshëm", theksoi kreu i PD- së. Dorëzimin e Agron Xhafajt tek autoritete­t italiane, Lulzim Basha e interpreto­n si përpjekje për të

mos e vënë atë përballë opinionit publik. "Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj po dërgohet në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë. Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës rezultate

ekspertize nga laboratorë pa emër apo nën pushtetin e tij", shton ai. Shfaqjen e Edi Ramës, kryedemokr­ati Basha e quan të "neveritshm­e dhe të pabesueshm­e, sa ishte dy vjet më parë, kur u mohonte shqiptarëv­e se Agron Xhafaj ishte i dënuar për drogë". "Shqiptarët

kanë shumë halle dhe probleme, por ata nuk harrojnë se Edi Rama u tregoi dy vjet më parë se historia me drogë e vëllait të Fatmir Xhafajt ishte e sajuar, ndërsa sot pranoi se për këtë histori droge, Agron Xhafaj po shkon në burg me këmbët e veta", tha kreu i PD- së. Për Bashën, Fatmir Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia dhe kryeminist­ri Edi Rama e anashkaloi këtë. "Në asnjë rresht të deklaratës së tij, Edi Rama nuk u dha llogari shqiptarëv­e pse Fatmir Xhafaj ka penguar zbatimin e ligjit antimafia për pasurinë e të vëllait, i dënuar për "Kërcënimi me burg i opozitës që denoncoi skandalin ' Xhafaj' është skandaloz, tipik për udhëheqësi­t autokratë dhe të inkriminua­r. Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një kryeminist­ri që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantë­t e drogës!", deklaroi z. Basha.

trafik droge dhe rrjedhimis­ht, edhe për pasurinë e vet, siç e kërkon me detyrim ligji antimafia", vijon ai. Mbrojtjen e ministrit të Brendshëm nga ana e kryeminist­rit Rama, kryetari i PD- së e lexon si një provë e re sesi krimi i organizuar drejton të gjithë segmentet e shtetit: qeverinë, policinë dhe prokurorin­ë. Për Bashën, duke qëndruar në detyrë, Fatmir Xhafaj deformon dhe pengon hetimin ndaj tij dhe të të vëllait, si për trafikun e drogës nga Agron Xhafaj, ashtu edhe për pasurinë sipas ligjit antimafia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania