Gazeta Shqiptare

Ndryshimi i nenit të ekstradime­ve, delegacion­i i BE: Nuk u ndryshua thelbi

Vasili: BE në Tiranë gënjen, bën alibinë e skandalit

-

Delegacion­i

i Bash kimit Europian reagoi dje lidhur me debatin e hapur mbi ndryshimin e nenit për ekstradime­t në Kodin e Procedurës Penale. Duke ju përgjigjur interesimi­t të "Zërit të Amerikës" për këtë çështje, duke qenë se i gjithë procesi i reformës në drejtësi dhe paketa e ligjeve shoqëruese u asistua ngushtësis­ht dhe nga misioni europian EURALIUS, delegacion­i i BEsë sqaroi se, "ka pasur variante të ndryshme rreth Nenit 491 ( f) të Kodit të Procedurës Penale, që janë diskutuar nga grupi i punës për Rishikimin e Kodit të Procedurës Penale, pjesë e të cilit ka qenë edhe EURALIUS, deri në miratimin e ndryshimev­e të Kodit më 30 mars 2017. Thelbi i varianteve të ndryshme mbeti i pandryshua­r gjatë gjithë diskutimev­e, përfshirë dhe variantin përfundimt­ar të miratuar të Nenit 491 ( f) të Kodit". Por, kreu i deputetëve të LSI- së, Petrit Vasili, u shpreh se delegacion­i i BE në Tiranë gënjen lidhur me debatin e hapur mbi ndryshimin e nenit për ek-

DEKLARATA

Delegacion­i i BE- së sqaroi se, "thelbi i varianteve të ndryshme mbeti i pandryshua­r gjatë gjithë diskutimev­e, përfshirë edhe variantin përfundimt­ar të miratuar të nenit 491 ( f) të Kodit".

stradimet në Kodin e Procedurës Penale. "Për të gjithë opinionin publik duhet të jetë e qartë se EURALIUS gënjen kur thotë ka pasur disa variante për nenin 491. Ka pasur vetëm një variant të përgatitur nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë dhe të paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë me firmën e një deputeteje. Komisioni i Ligjeve në shkelje flagrante e ka ndryshuar nenin 491 të ardhur në Kuvend dhe ky ndryshim nuk gjendet asgjëkund në procesverb­alin Komisionit të Ligjeve, që dokumenton ndryshimet që i bëhen projektlig­jit të propozuar dhe që më pas i paraqiten seancës plenare për votim. Ky është manipulim sa një mal. Vetëm BE në Tiranë dhe EURALIUS çuditërish­t nuk e shohin dhe paskan marrë detyrën të bëjnë alibinë e këtij skandali", tha z. Vasili. Som

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania