Gazeta Shqiptare

ALUIZNI, 650 personat që kanë gati lejet e legalizime­ve

Dosja për marrjen e tapisë dorëzohet nga Agjencia e Legalizime­ve në Hipotekë Legalizime­t, ja kush përfiton në Kamëz dhe Vorë

-

ALUIZNI publikon listën me 650 perso na që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë lejen e legalizimi­t. Përfituesi­t janë qarkun e Tiranës në zonën e Kamzës dhe Vorës. Drejtoria e ALUIZNI- t njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI- t në këto dy zona për të marrë lejen e legalizimi­t

TAPIA

Ndërkohë që procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Menjëherë pas regjistrim­it të certifikat­ës së pronësisë përfituesi­t do të njoftohen për tërheqjen saj. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimi­t, por gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndër- timet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Sipas ligjit në fuqi kur ndërtimi pa leje disponohet nga një subjekt, kontrata e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit që legalizohe­t regjistroh­en në emër të subjektit që disponon objektin. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania