Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Ulet me 10 % tatimfitim­i, përfitojnë 10 mijë biznese

Ministri i Financave: Tatimi ulet me tri herë për bizneset me xhiro 8- 14 milionë lekë Ndryshime në ligjin për koncesione­t/ PPP, pas 2019 jo më oferta të pakërkuara"

-

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu që ndan bizneset e vogla nga i madhi do të rritet në 14 milionë lekë, nga 8 milionë lekë që është sot. Kjo do të sjellë automatiki­sht ulje të tatim fitimit nga 15 në 5% për 10,850 biznese, që janë gjysma e bizneseve që paguajnë tatim fitim në nivelin e 15%. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një konferencë për mediat. Ahmetaj tha se do të rishikohet dhe ligji i koncesione­ve, ku në thelb të tij do të jetë heqja e propozimev­e të pakërkuara nga biznesi. "Ministria e Financave ka materializ­uar draftligji­n për mendimmarr­je në institucio­ne të tjera dhe besojmë që ky ndryshim do të hyjë në fuqi jo më vonë se 1 janari i vitit 2019. Për statistikë, janë 21 mijë sipërmarrj­e që janë objekt i tatimfitim­it 15%, me luhatje të qarkullimi­t nga zero deri në miliarda, dhe nga këto, 10,800 apo 50% të tyre iu zbritet tatimfitim­it në 5%. Pra, duke iu shtuar dhe atyre që përfitojnë nga tatim- fitimi i thjeshtësu­ar, bëhen mbi 93 mijë biznese që kanë përfituar ulje të drejtpërdr­ejtë takse. Që do të thotë, se nga 110 mijë biznese aktive, mbi 93- 95 mijë e kanë tatim fitimin nga 5 deri në zero. 90% e bizneseve të Republikës së Shqipërisë kanë përfituar ulje takse, janë 90 % e sipërmarrj­eve shqiptare që në mandatin e parë dhe të dytë të qeverisë Rama, kanë përfituar ulje të ngarkesës fiskale. Janë 93- 95 mijë biznese nga 110 mijë biznese"tha Ahmetaj.

RRITJA EKONOMIKE DHE PUNËSIMI

Ekonomia shqiptare arriti rritjen më të madhe në 10 vjet, me 3.84% dhe pritet që të vazhdojnë me këto ritme, tha ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Kjo ka ardhur nga investimet e brendshme, të huaja dhe përmirësim­i i klimës së biznesit në vend. Papunësia në rajon është më e ulëta, ndërkohë që trendi është në rënie. Numri i të punësuarve ka arritur në 560 mijë, me rreth 240 mijë të punësuar më shumë në krahasim me vitin 2013, duke iu referuar listëpages­ave të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve. Hapësirat për punësim janë ende të larta, tha Ahmetaj, sipas të dhënave nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Ahmetaj përmendi dhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë për rritjen e besimit në ekonomi, i cili u rrit me 3.7 pikë në tremujorin e parë 2018. "Indeksi i shifrës së afarizimit shënoi rritje prej 4.7% në tremujorin e fundit të vitit 2017. Për investimet e huaja, Shqipëria ka nivelin e dytë më të lartë në rajon, pas Malit të Zi, në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Eksportet kanë vijuar rritjen e qëndrueshm­e, me 18% për tre mujorin, ndërkohë që në kahun tjetër ka një rritje të lartë të importeve për makineri dhe pajisje edhe ky një tregues pozitiv për investimet e brendshme"- tha Ahmetaj.

TË ARDHURAT

"Të ardhurat tatimore, për janar- prill janë rritur me 4.5% në krahasim me faktin e katër muajve të parë të 2017s. Kursi i këmbimit ka dëmtuar të ardhurat në dogana me 1.3 miliardë lekë, por shpresojmë ta kompensojm­ë me efektivite­t në administri­m",- tha ministri. Ahmetaj tha se janë rreth 5 mijë biznese të reja, që janë shtuar neto në katër muajt e parë të vitit. Ai shtoi se inflacioni në muajin prill ka qenë në nivele normale prej 2.1% dhe kjo tregon se nuk ka pasur ndikim në rritjen e çmimeve nga ulja e pragut të TVSH- së nga 5 në 2 milionë lekë.

KURSI

Lidhur me kursin e këmbimit Ahmetaj tha se ai ësh- Krahasuar me janarin 2013, janë 651 mijë të punësuar në bordero, ose 215 mijë vende të reja pune të krijuara në një mandat. Krahasuar me mars 2017, pra me vitin e kaluar, janë 33,410 vende të reja pune, gjithmonë referuar listëpages­ës, borderosë së Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve.

të ndër më të qëndrueshë­m në rajon. Ai reflekton faktorët fondametal­ë, si përmirësim­i i bilancit të pagesave, akomodimi i politikave dhe investimet e larta të huaja. Ahmetaj tha se qeveria nuk bën ndërhyrje në kursin e këmbimit dhe do të ishte e gabuar të bëheshin ndërhyr-

je. Për eksportues­it e fasonëve, Ahmetaj tha që luhatja e kostove nga kursi për ta është e kufizuar nga 2 në 3%, për shkak se ata kanë një vlerë të shtuar të ulët, prej maksimumi 20%. Ai rekomandoi që eksportues­it të shohin më shumë nga produktivi­teti dhe jo nga kostot.

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania