Gazeta Shqiptare

Censi 2020: INSTAT do numërojë popullsinë

Kosto rreth 16.2 milionë lekë

-

Censi

i vitit 2020 si sh tylla kryesore e sistemit kombëtar të statistika­ve dhe sfidat e tij kanë qenë temat kryesore të diskutimit në takimin e parë përgatitor të organizuar nga INSTAT në bashkëpuni­m me Delegacion­in e Bashkimit Europian në Shqipëri. Duke qenë se ky është procesi më i rëndësishë­m demografik i një vendi, kërkon një përdorim të madh burimesh financiare dhe njerëzore. Nga pikëpamja e efektivite­tit të kostos, qëllimi i këtij Censi është të planifikoh­et dhe të kryhet në një mënyrë sa më pak të kushtueshm­e, pa komproment­uar objektivat e tjerë strategjik­ë. Objektivat e Censit 2020 kanë të bëjnë me minimizimi­n e kostos duke adoptuar qasje dhe teknologji sa më eficiente lidhur me grumbullim­in, kapjen dhe procesimin e të dhënave. Në fjalën e saj, drejtoresh­a e Përgjithsh­me e INSTAT, Delina Ibrahimaj, u shpreh se zhvillimi ekonomik dhe social i një vendi duhet të mbështetet në vendimmarr­je të bazuar në të dhëna të sakta, ndaj dhe prodhimi në kohë dhe me saktësi i statistika­ve është thelbësor. "Roli thelbësor i Censit të popullsisë dhe banesave është të mbledhë, përpunojë dhe të shpërndajë të dhënat e detajuara për këto njësi të vogla në lidhje me popullsinë, përbërjen e saj, karakteris­tikat, shpërhapje­n hapësinore dhe organizimi­n e njësive ekonomike familjare. Roli kryesor i një censi është të prodhojë një numërim të saktë të popullsisë rezidente të një vendi. Ndërsa në terma të administri­mit publik, ky numërim është i nevojshëm dhe përdoret në shumë vende për ndarjen e barabartë të fondeve publike apo dhe për organizimi­n e proceseve zgjedhore", tha Ibrahimaj. I pranishëm në këtë takim, Z. Mario Mariani, Drejtues i Zyrës së Bashkëpuni­mit pranë Delegacion­it të BE në Tiranë, tha se për të lehtësuar dhe shpejtuar procesin e regjistrim­it të popullsisë është shumë e rëndësishm­e të merren masa në përgatitje­n e regjistrav­e dixhitale në sistemin e njësive vendore të qeverisjes. Sipas tij, ky është hapi i parë dhe i duhuri drejt arritjes së qëllimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania