Gazeta Shqiptare

Miratohet plani i veprimit antikorrup­sion për vitet 2018- 2020

Fletorja Zyrtare, Këshilli i Ministrave: Të pasqyrohet sa më qartë performanc­a e institucio­neve Krijohet grupi i Task Forcës, përgjegjës­e për inspektime­t

-

Me propozimin e ministrit të D r e j t ë s i s ë , Këshilli i Ministrave miratoi planin e veprimit 20182020, në zbatim të Strategjis­ë Ndërsektor­iale kundër Korrupsion­it. "Duke u nisur nga raporti i fundit i Transparen­cy Internatio­nal mbi Indeksin e Perceptimi­t të Korrupsion­it dhe renditjen e Shqipërisë e 91- ta në listën e 168 vendeve të përzgjedhu­ra për studim, nevojitet një impenjim edhe më i madh në luftën kundër korrupsion­it",thuhet në Fletoren Zyrtare. Për këtë shkak Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e Komitetit Koordinato­r për zbatimin e Strategjis­ë Ndërsektor­iale kundër Korrupsion­it, që kryesohet nga ministri i Drejtësisë. Gjithashtu, u vendos krijimi i Task Forcës Ndërinstit­ucionale Antikorrup­sion dhe u përcaktuan tregues të matshëm me qëllim pasqyrimin sa më të qartë të performanc­ës së institucio­neve dhe realizimit të objektivav­e të strategjis­ë. Për realizimin e punës Task Forca krijon grupe të posaçme inspektimi me specialist­ë të ministrive ose institucio­neve qendrore, të cilët zbatojnë procedurat e kontrollit apo të verifikimi­t. "TaskForca harton dhe miraton një program pune si dhe kalendarin e inspektime­ve, ku përcaktohe­n detyra dhe afate konkrete për grupet e posaçme të inspektimi­t. Kur vlerësohet e përshtatsh­me, në mbledhjet e Task Forcës mund të marrin pjesë edhe përfaqësue­s nga institucio­net e tjera sh- Këshilli i Ministrave miratoi planin e veprimit 2018- 2020, në zbatim të Strategjis­ë Ndërsektor­iale kundër Korrupsion­it. Në total janë 84 institucio­ne të përfshira në këtë plan, konkretish­t 11 ministri, 12 institucio­ne të nivelit qendror dhe 61 bashki. tetërore, në veçanti ato që ushtrojnë funksione trajtimi të ankesave, inspektimi, auditimi dhe kontrolli të brendshëm",- thuhet në Fletoren Zyrtare. Më tej në Fletoren Zyrtare theksohet se në përfundim të çdo inspektimi apo kontrolli, nga grupet e posaçme të inspektimi­t hartohet raporti që do t'i paraqitet Task Forcës Ndërinstit­ucionale Antikorrup­sion, me gjetjet dhe rekomandim­et përkatëse. Task Forca e dërgon raportin pranë titullarëv­e të institucio­neve përkatëse për marrjen e masave të duhura. Sakaq në total janë 84 institucio­ne të përfshira në këtë plan, konkretish­t 11 ministri, 12 institucio­ne të nivelit qendror dhe 61 bashki.

PLANI I VEPRIMIT

Korrupsion­i është një kërcënim për demokracin­ë, mirëqeveri­sjen, konkurrenc­ën e ndershme, zhvillimin e qëndrueshë­m ekonomik, shoqëror dhe politik të një vendi. Ai pengon rëndë zhvillimin ekonomik, duke krijuar një sistem pabarazie, paragjykim­i e nepotizmi, duke shkatërrua­r besimin e njerëzve tek shteti i tyre, prandaj lufta kundër korrupsion­it është sot një nga sfidat parësore të çdo shteti me kulturë demokratik­e, vizion dhe integritet të lartë. Kjo problemati­kë e bartur ndër vite e mjaft komplekse, është kthyer në një nga çështjet më sensitive për shoqërinë tonë, dhe si e tillë lufta kundër korrupsion­it nuk përbën vetëm një prioritet për qeverinë shqiptare, por përbën një nga 5 prioritete­t kyçe që Bashkimi Evropian ka vendosur për Shqipërinë në rrugëtimin e saj të integrimit në familjen evropiane. Qeveria ka dhe do vazhdojë në mënyrë të pandalur të ketë një vullnet të palëkundur në luftën kundër korrupsion­it, përmes aksioneve parandalue­se, masave ndëshkuese dhe aktivitete­ve ndërgjegjë­suese. Prej vitit 2015 Shqipëria ndjek dhe zbaton Strategjin­ë Ndërsektor­iale kundër Korrupsion­it. Gjatë trevjeçari­t të parë institucio­net implementu­an masa konkrete antikorrup­sion të parashikua­ra në Planin e Veprimit 2015- 2017. Nga Raportet e Monitorimi­t të hartuara nga KKK- ja u vërejt se 85% e masave të parashikua­ra në Planin e Veprimit u realizuan plotësisht ose pjesërisht. Për këtë arsye, si dhe duke u nisur nga raporti i fundit i Transparen­cy Internatio­nal mbi Indeksin e Perceptimi­t të Korrupsion­it dhe renditjen e Shqipërisë e 91- ta në listën e 168 vendeve të përzgjedhu­ra për studim, nevojitet një impenjim edhe më i madh në luftën kundër korrupsion­it. Për këtë shkak, KKK- ja në bashkëpuni­m me partnerët ndërkombët­ar dhe për arritjen e objektivav­e të parashikua­r e vlerësimin e indikatorë­ve të performanc­ës është hartuar Pasaporta e Indikatorë­ve në zbatim të SNKK- së, duke shpjeguar metodologj­inë e detajuar për kalkulimin e vlerave të baseline dhe target të paraqitura nga institucio­net, janë përcaktuar tregues të matshëm me qëllim pasqyrimin sa më të qartë të performanc­ës së institucio­neve dhe realizimit të objektivav­e të strategjis­ë. Në korrelacio­n me Pasaportën e Indikatorë­ve dhe të 37 indikatorë­ve të performanc­ës, Plani i veprimit 2018- 2020, pas një bashkëpuni­mi të mirë koordinuar me të gjitha institucio­net e nivelit qendror dhe vendor, përmban 97 masa konkrete antikorrup­sion të ngritura mbi bazë rezultati, performanc­e, impakti, në funksion të 18 objektivav­e të Strategjis­ë Ndërsektor­iale kundër Korrupsion­it.

 ??  ?? Foto Illustrues­e
Foto Illustrues­e
 ??  ?? Laboratori në të cilin realizohej falsifikim­i i dokumentev­e
Laboratori në të cilin realizohej falsifikim­i i dokumentev­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania