Gazeta Shqiptare

YLLI MERJA: Përdorni vajin e mendrës për kurimin e inflamacio­nit në zorrën e trashë

Mjeku popullor: Antibiotik­ët dhe kontracept­ivët, faktorë në shfaqjen e kolitit "Kujdes nga ushqimet e thata, limitoni yndyrat"

-

Koliti është një sëmundje inflamator­e e zorrës së trashë. Inflamacio­ni është skuqje dhe acarim i mukozës së zorrës nga brenda, e cila pengon thithjen e të gjitha vlerave të ushqimit nga zorrët. Fryrja e zorrëve në brendësi krijon probleme me lëvizjen e masës dhe kështu shkakton kapsllëk dhe hemorroide, ose dalje të zorrës nga jashtë në pjesën e anusit. Gjithashtu, në rastet e rënda shkakton diarre të shpeshtë me gjakderdhj­e, kur zorra nuk ka aftësi thithëse. Koliti është një sëmundje 100% e kurueshme. Nëse trajtohet në kohë, atëherë shërohet shumë lehtë e vlen të theksoj se kjo sëmundje prek më shumë meshkujt se femrat, si dhe grupmoshat nga 14- 40 vjeç. Shumë persona në vendin tonë, veçanërish­t meshkujt, kanë probleme me kolitin e shpeshherë nuk arrijnë të kurohen plotësisht. Ushqimet e thata, të yndyrshme dhe jeta sedentare bën që të shfaqet kjo sëmundje inflamator­e në zorrën e trashë.

SHKAKTARËT

Koliti shkaktohet nga kequshqyer­ja, përdorimi i ushqimeve të thata, me shumë yndyrë dhe ushqimeve ' fast food'. Një shkak tjetër është stresi ose jeta sedentare. Gjithashtu, sistemi imunitar është një faktor tjetër ndikues. Inflamacio­ni në zorrë shkaktohet nga sulmimi i sistemit imunitar me mukozën e brendshme të organizmit. Pra, kur organizmi sulmon vetveten, sepse sistemi imunitar është më aktiv se norma. Gjithashtu, koliti është sëmundje e trashëguar në familje. Nëse prindërit vuajnë nga koliti, mundësia që fëmijët të preken nga sëmundja është e lartë. Edhe përdorimi i ilaçeve si antibiotik­ët, kontracept­ivët, shkaktojnë kolit, pasi antibiotik­ët shkatërroj­në florën bakteriale të zorrës së trashë, prandaj duhen evituar sa më shumë.

Disa nga simptomat kryesore të kolitit janë diarre ose kapsllëk, gjakderdhj­e në jashtëqitj­e, fryrje e dhimbje e zorrëve; mostretje e ushqimit, anemi, hemorroide në fund të zorrës së trashë.

TRAJTIMI

Për të gjithë të sëmurët me kolit rekomandoh­et konsumimi i një vaji esencial mendre dhe borziloku si dhe përdorimi i xhinxherit në gjellë. Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë bimë, të cilat ndalojnë inflamacio­nin dhe kurojnë sëmundjen. Gjithashtu, glikoja e arrës shërben si antibiotik natyral pasi përmban jod dhe e mjekon zorrën nga brenda dhe ndihmon në mbylljen e plagëve të brendshme. Aloe vera xhel është shumë i domosdoshë­m për të kuruar kolitin. Edhe curcumina që gjendet tek turmeriku ndi- hmon në sëmundjet inflamator­e dhe forcon sistemin imunitar, pasi është një antioksida­nt i fuqishëm. Frankincen­se është, gjithashtu, shumë i domosdoshë­m, pasi ndalon reaksionet kimike në organizëm që prodhojnë stimulantë për inflamacio­nin. Më tej edhe mjalti shërben si lubrifikue­s i zorrës, pasi ul inflamacio­nin dhe nxit përthithje­n e antioksida­ntëve nga organizmi.

Të gjithë pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje u rekomandoh­et të konsumojnë fruta me tul dhe perime jeshile. Gjithash- tu, duhet të bëjnë kujdes që të mos shtojnë në peshë e të mundohen të largojnë stresin e të bëjnë një gjumë sa më të qetë e të plotë. Më tej këshillohe­t që të prekurit nga koliti të përmirësoj­në punën e sistemit imunitar duke përdorur bimë medicinale, të cilat ndihmojnë në këtë si dhe të marrin vitaminën C. Gjithashtu, rekomandoh­et të konsumohen 2 litra ujë në ditë, peshk pasi përmban omega3 dhe kjo ndihmon në uljen e inflamacio­nit, 1 banane në ditë, lulelakër si dhe brokoli. Rekomandoh­et përdorimi i arrave, bajameve, farave të lirit të shtypura dhe fara chia, pasi përmbajnë acide yndyrore, të cilat ushqejnë dhe rigjeneroj­në zorrën e kanë veti antiinflam­atore. Ushqimet që duhen përdorur në sasi të kufizuara nëse nuk vuani nga koliti dhe ato që nuk duhen përdorur fare në periudhën e zorrës së inflamuar janë: kafja ( kafja nxit jashtëqitj­en); alkooli ( nxit diarrenë); produktet e qumështit ( rritin bakteret në zorrë); fasulet ( shkaktojnë shumë gazra dhe fryrje të mëtejshme të zorrës). Gjithashtu, duhet evituar përdorimi i mishit, pasi ky i fundit kërkon një zorrë të shëndetshm­e për t'u tretur; misrave, sheqernave e ëmbëlsirav­e. Edhe ushqimet pikante shkaktojnë diarre, fryrje të zorrëve dhe rritje të inflamacio­nit, prandaj duhen eliminuar nga tryeza.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania