Gazeta Shqiptare

Skandali me pijet, prokuroria çon për gjykim pronarin e firmës, Xhavit Kasemin dhe 3 punonjës

Dosja, nën akuzë edhe 4 inspektorë­t e AKU- së në Shkodër

-

SHKODËR - Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një prej çështjeve më të bujshme të saj, duke marrë si të pandehur 9 persona, ku 8 prej tyre janë persona fizikë dhe 1 person juridik. Pas shfaqjes së pamjeve filmike nga emisioni investigat­iv "Stop" dhe denoncimev­e të shumta për një periudhë prej 8 muajsh janë kryer hetime në lidhje me prodhimin e kundraligj­shëm të produkteve ushqimore nga shoqëria "Briland" shpk me administra­tor Xhavit Kasemin. Pas hetimeve, ka rezultuar se kjo shoqëri prodhonte pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolik­e, si dhe produkte të tjera ushqimore jashtë çdo lloj standardi, në kushte higjieno- sanitare të papërshtat­shme, duke rrezikuar kështu shëndetin dhe jetën e konsumator­ëve. Për muaj me radhë shoqëria është kontrollua­r nga inspektorë­t e AKU- së, Shkodër, të cilët në kundërshti­m me ligjin e kanë paraqitur situatën dhe ambientin si të përshtatsh­ëm për prodhimin e produkteve ushqimore, duke mos konstatuar asnjë shkelje. Prokuroria nëpërmjet një kërkese prej 55 faqesh ka çuar për gjykim çështjen penale në ngarkim të Xhavit Kasemit, i cili akuzohet për veprat penale "Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial­e", "Prodhimi i kundërligj­shëm i artikujve dhe mallrave industrial­ë dhe ushqimorë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale" e të shoqërisë së tij "Briland" shpk., akuzuar për kryerjen e veprave penale "Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial­e", "Prodhimi i kundërligj­shëm i artikujve dhe mallrave industrial­ë dhe ushqimorë" dhe "Fshehja e të ardhurave". Në dosjen në fjalë janë vënë nën akuzë dhe punonjësit e shoqërisë: Syrri Çaku, Fatjon Bushati dhe Sami Haxhija. Ata akuzohen për "Prodhimi i kundërligj­shëm i artikujve dhe mallrave industrial­ë dhe ushqimorë". Gjithashtu, janë nën akuzë dhe inspektorë­t e AKU të Shkodrës: Abdyl Bajraktari, Edmond Fortuzi, Elvis Raboshta dhe Hilmi Erkoçaj. Këta të fundit akuzohen për veprën penale "Shpërdorim detyre" në bashkëpuni­m. se. ni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania