Gazeta Shqiptare

Masakra e Dajçit me 2 të vrarë dhe 4 të plagosur, burg përjetë 35- vjeçarit

Ngjarja në tetor të vitit 2016, pas sherrit për lojën e pokerit në lokal Miklovan Parubi: Isha i droguar, mora në qafë shumë familje

-

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka dënuar me burgim të përjetshëm 35- vjeçarin Miklovan Parubi, i cili akuzohet si autor i masakrës së 3 tetorit të vitit 2016, që ndodhi në një lokal në Dajç. Pas sherrit për lojën e pokerit, ai ekzekutoi me kallashnik­ov dy persona si dhe plagosi katër të tjerë. Parubi u dënua për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpuni­m", "Vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpuni­m"', "Armëmbajtj­e pa leje" dhe "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike". Pas një sërë seancash gjyqësore, togat e zeza të qytetit verior pranuan kërkesën e organit të akuzës që përfaqësoh­ej nga prokurori i çështjes, Vat Staka. Ndërsa për shtetasin e dyshuar si bashkëpunë­tor në kryerjen e krimit, Marçel Shpijati, gjykata vendosi dënimin me 3 vite burg, duke ndryshuar veprën penale nga "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpuni­m" në "Moskallëzi­m të krimit". Gjatë seancës gjyqësore, autori i ngjarjes së rëndë u shpreh: "Unë nuk e di se pse e bëra, pasi të gjithë personat i kam shokë jete. Kam qenë i dehur dhe kam konsumuar hashash. Kam marrë në qafë shumë familje dhe familjen time. Nuk kërkoj asgjë, vetëm drejtësi. Po ju lutem Marçelin mos e merrni në qafë, sepse ai s'ka lidhje me këtë ngjarje". Ndërkaq, avokatja mbrojtëse Kristina Marku ka kërkuar ndryshimin e veprës penale nga "Vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpuni­m" në "Vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike", ndërsa për veprën penale "Plagosje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë", në "Plagosje e lehtë me dashje". Nga ana tjetër, Blerim Bazhdari, avokati i shtetasit Marçel Shpijati, i cili akuzohet si bashkëpunë­tor në këtë vepër penale, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij. Sipas mbrojtjes, Shpijati nuk ka pasur dijeni për planin e Parubit dhe se gjatë gjithë kohës ky shtetas ka bash- këpunuar me policinë, duke u vetëdorëzu­ar dhe duke sqaruar gjitha rrethanat e ngjarjes. Mbrojtja ka kërkuar që të bëhet ndryshimi i veprës penale nga "Vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpuni­m" në "Moskallë- zim të krimit", kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Prokurori i çështjes, Vat Staka, në fjalën e tij ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Miklovan Parubin, ndërsa për Marçel Shpijatin dënimin me 20 vite burg. Mbrëmjen e 3 tetorit të vitit 2016, pas lojës me poker në një lokal të Dajçit, Miklovan Parubi qëlloi për vdekje 42vjeçarin Arjet Saiti, i cili kishte pak kohë që e kishte marrë lokalin me qira. Gjithashtu, Parubi vrau me breshëri kallashnik­ovi dhe 30- vjeçarin Gacalin Kopshti. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur rëndë shtetasit Ndok Marku, Vinçens Kopshti ( vëllain e viktimës Gacalin Kopshti si dhe Aleks Prendin e Kitas Molla.

Gjykata pasi ka administru­ar provat, ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit Vat Staka për autorin e ngjarjes, si dhe ka miratuar kërkesën e avokatit Blerim Bazhdari në ndryshimin e veprës penale për Marçel Shpijatin.

 ??  ?? Autori i masakrës, Miklovan Parubi
Autori i masakrës, Miklovan Parubi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania