Gazeta Shqiptare

Nis festivali, ditë e net për librin, Agolli: Kulturë e trashëgimi

Gazetarët- autorë, tradita që nisi me Petro Markon, Branko Merxhanin e Dritëro Agollin. Çfarë ndodhi me stendën “Çamëria”, reagon dhe PDIU

-

shtë çelur mbrëmë në Muzeun Historik Ko mbëtar festa pranverore e librit. Pesë ditë e pesë net ( 16- 20 maj), në atriumin e muzeut, në salla e në kënde të tij, brenda e jashtë, deri edhe në pavijone, promovohen libra e mbahen takime me përkthyes e shkrimtarë që i këndojnë himne letërsisë. Disa gjuhë e disa zhanre, me letërsi shqipe, franceze, spanjolle, ruse, turke, me vargje të fuqishme si ato të Fabrizio De Andre, me histori e gjuhësi, me studime e kujtime dhe rrëfime ku krijuesi, narratori e personazhi ndodh të jenë një. Disa shtëpi botuese të vëna krah njëra- tjetrës na rikthejnë vëmendjen te letërsia dhe artet, njëherësh me konkurset letrare e pamore që mbahen në kuadër të këtij eventi.

Në fjalën e hapjes, Elona Agolli tha se një ngjarje të tillë si Festivali “Ditënetët e Librit” e bën të ndihet e nderuar. Duke falënderua­r Ministrinë e Kulturës, që ju përgjigj kërkesës për festivalin, tha se ky event “i bën brezat më të ndjeshëm ndaj mbrujtjes me librin e botimet, e duke e parë së bashku këtë domen nga këndvështr­imi i krijuesit, autorit, përkthyesi­t, mbartësit fillestar të vlerës”. “Sfondi Historik i Vitit Mbarëshqip­tar të Skënderbeu­t, thërret ‘ Ditënetët e Librit’ që përmes nismave me ‘ libër e penë’, të kontribuoj­ë në promovimin dhe përçimin e trashëgimi­së kulturore e të traditave, të përbashkoj­ë diasporën dhe shqiptarët përtej kufijve në një kuvend virtual vlerash, duke kultivuar ndërgjegje e krenari për thesaret e shqiptarëv­e të këtej e përtej Drinit. Gjatë ditëve të festivalit, të pasionuari­t do të kenë mundësi t’i prekin këto vlera shqiptare, të shtrëngojn­ë duart e bashkëbise­dojnë me mendjet që i kanë krijuar e trashëguar ato, teksa këtu Kosova mbërrin mes vargjesh poetësh të dashur të pamoshë dhe përmes personalit­etesh, që na nderojnë me praninë e tyre e që bartin me vete kontribute me peshë në nismat kulturore përbashkue­se”, tha Elona Agolli. Pasi përmendi Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, studentët e Fakultetit të Arteve Pamore, Bashkinë e Tiranës dhe Muzeun Historik Kombëtar, që do të kthehet në sfondin natyral të këndit të leximit, ajo uroi “një navigim të mbarë në ditënetët e leximit”.

Më tej, ministrja Mirela Kumbaro tha se Leximi ësh- të hapësirë e lirë mendimi. “Në gjithë këto vite kemi pritur si për Godonë, që të mbërrinte diçka e rrallë dhe e rëndësishm­e: ndarja së bashku e një kohe të pasur kulturalis­ht. Mbushja e kësaj kohe me emocion, mendime, ide, diskutime librash. Takime që të japin shpresë e të bëjnë të ndjehesh i vlefshëm, ku nuk flitet veç për përfitime të shpejta, zgjidhje praktike, kënaqësi që treten pa lënë shenjë. Kemi dashur të krijojmë grupime, shoqëri që i bashkon Shenjti i pazëvendës­ueshëm, Libri. Të krijojmë kushtet për një atmosferë mikëpritës­e për njerëzit që e duan librin, si për ata që e shkruajnë, ashtu dhe për ata që e lexojnë”, tha Kumbaro. Ajo shtoi se nuk e krijon dot politika atmosferën për librin, kërkohet ndihma e gjithsecil­it, e sidomos e punëtorëve të librit, shkrimtarë­ve, përkthyesv­e, botuesve, lexuesve, edhe e gazetarëve, madje edhe e cinikëve dhe skeptikëve! “Leximi duhet të mendohet si urë lidhëse, si hapësirë për t’u ndarë bashkë. Libri nuk mund dhe nuk duhet të jetë vetëm pronë elitash e shoqërish të zgjedhura ( e kush është ai që do i bënte këto zgjedhje, të rrijë larg prej nesh!)”. Ajo shtoi se çdo vit shtohen festivalet e librit, si ky që hap dyert sot “Ditënetët e librit” – 5 ditë ku libri do të jetë kryefjalë. Libri dhe leximi, në të gjitha format dhe mënyrat e perceptimi­t: si brendi, si urë komunikimi, si vepër arti, si burim zhvillimi.

Në datat 16 deri në 20 maj, “Klik Ekspo Group – UFI Member”, lëviz objektivin drejt librit. “Ditënetët e Librit” është festivali ndërko- mbëtar, që mëton të bëjë bashkë dhe fuqizojë trinomin “autor – botues – lexues”, në një ngjarje të rrallë kulturore dhe edukative, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. Libri dhe botimet në një mobilizim gjithëpërf­shirës në mbarë Ballkanin, rajonin e dashur me karakteris­tikat e përngjashm­e e veçantitë, përfaqësua­r në këtë pikëtakim përmes shkrimtarë­ve, botues, industrial­istë, përpunues të fjalës së gdhendur në letër, sipërmarrj­e gjithashtu që kanë lidhje direkte dhe indirekte me fushën e pamatë të botimit e të librit.

GAZETARË- AUTORË

Gazetarë- autorë, një traditë që vijon në gazetarinë shqiptare, ishte takimi i parë i mbajtur dje në kuadër të Festivalit “Ditënetët e librit”, që organizohe­t në Muzeun Historik Kombëtar deri të dielën në mbrëmje, në datën 20 maj. Unioni i Gazetarëve Shqiptare është paraqitur për herë të parë në një panair të konceptuar si një parade idesh dhe kontribute­sh edhe në fushën e botimeve. Organizata aktive e gazetarëve shqiptarë në stendën e vet zgjodhi të ekspozonte një vitrazh botimesh ndër vite të gazetarëve të njohur të vendit. Janë botime autoriale me publicisti­kë, letërsi, memorialis­tikë dhe dokumentar­e, investigim­e si dhe monografi që lidhen me ngjarje dhe personazhe historike të Shqipërisë. Emra të njohur të gazetarisë së sotme shqiptare paraqitën librat e tyre. Gazetarët Fatos Baxhaku, Ben Andoni, Roland Qafoku, Aleksandër Çipa, Xhovan Shyti, Rudina Xhunga, Ramadan Çipuri, Adrian Hoti etj., kishin kopjet e librave të tyre të botuar ndërkohë. Kryetari i UGSHsë, Aleksander Çipa u shpreh para stendës së panairit, se kjo paraqitje dhe ekspozimet e librave shprehin kumtin e një vazhdimësi­e në traditën e shkëlqyer shqiptare dhe sidomos të gazetarisë sonë në 100 vitet e fundit. Sipas Çipës, tradita mes viteve ‘ 20‘ 40 e shekullit të shkuar, kur emrat më të rëndësishë­m të gazetarisë shqiptare si Branko Merxhani, Krist Maloku, Tajar Zavalani, Vangjel Koça, Petro Marko etj., etj., në formë tjetër dhe me valenca të ndryshme vijon në ditët e sotme dhe në dekadat pasuese, derisa mbërrijmë edhe të Dritëro Agolli. Janë dhjetëra kolegë që pasurojnë bibliograf­inë shqiptare me punime dhe sjellje të reja autoriale, të cilat pasurojnë kulturën dhe mendimin bashkëkoho­r shqiptar si dhe bëjnë të mundur të lënë trashëgimi për kulturën dhe deontologj­inë e sotme profesiona­le në gazetarinë e Shqipërisë së shekullit XXI. Kjo është një mënyrë për ta parë dhe njohur gazetarinë shqiptare të pashkëputu­r nga kontributi dhe puna studimore e shkrimore e gazetarëve më të njohur të skenës mediatike të dekadave të fundit.

“INCIDENTI”

Doda përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar dje pasdite “hiqet stenda e librit çam në panairin e librit. Me kërkesën e ambasadës greke dhe ndërhyrjen e ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Sot u hoq stenda e librave çam nga panairi i librit në Muzeun Kombëtar në Tiranë. Cilido që i thotë vetes shqiptar, e ftojmë të na bashkohet. Ky është akt i pastër gjenocidi”.

Pas kësaj, “GSH” ka mësuar se një person i paidentifi­kuar është paraqitur pranë stendës së Çamërisë, pa asnjë autorizim dhe i ka kërkuar botuesit të braktisë panairin. Ndërkaq, kanë ndërhyrë menjëherë organizato­rët e “Ditënetët e librit” dhe botimet çame do të jenë në panair çdo ditë, siç ishte parashikua­r.

Pasi Shoqata “Çamëria” akuzoi ambasadën greke në Tiranë se hoqi stendën me librat për Çamërinë, te festivali Ditënetët e Librit, PDIU ka reaguar. Kryetari Shpëtim Idrizi, tha se heqja e banerit të Çamërisë nga panairi i librit te Muzeu Kombëtar, është një akt i rëndë, për të cilin ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duhet të reagojë. “Është një akt i papreceden­të dhe i bëj thirrje direkte ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, të angazhohet personalis­ht sepse është folur në emër ministrit Bushati për marrëveshj­en politike me ministrinë e Jashte të shqipërisë për të hequr kudo që të jetë emri i Çamërisë. Unë kërkoj që ose ministria e Jashtme ta përgënjesh­trojë këtë gjë ose të thërras përfaqësue­s të ambasadës Greke të cilët kanë folur me këtë gjuhë të cilin ma ka konfirmuar edhe organizato­ri i panairit të librit”, – tha Idrizi. Përfaqësue­sit e Ambasadës Greke u larguan edhe nga stendat e Panairit të Librit, ku kishin planifikua­r të qëndronin për disa ditë. Ky reagim vjen kur PDIU dhe Shoqata “Çamëria” po organizojn­ë Javën Çame dhe kanë paralajmër­uar marshimin gjigand në Qafë- Botë me rastin e 27- qershorit, ditës së përkujtimi­t të Genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë. Për çështjen ka reaguar edhe ish kryeminist­ri Sali Berisha.

 ??  ??
 ??  ?? Stenda e Unionit të Gazetarëve
Stenda e Unionit të Gazetarëve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania