Gazeta Shqiptare

ATP: Lista me 1800 dosjet e vitit ' 98, vlerësimi për çdo pronar

Përfituesi­t duhet të dorëzojnë dokumentet për të marrë 20% të vlerës së pronës në para dhe 80% kompensim fizik Pronarët, gjashtë muaj kohë për të plotësuar dokumentet

-

Agjencia e Trajtimit të Pronat ka vlerësim et financiare për ishpronarë­t që kanë dorëzuar kërkesën për kompensim në vitin 1998. Agjencia bën të ditur se në përfundim të procesit të verifikimi­t të vendimeve të administru­ara pranë arkivës së ATP- së, u identifiku­an rreth 1800 vendime të vitit 1998, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­ra. Të dhënat lidhur me numrin e vendimit, gjeneralit­etet e subjekteve të shpronësua­ra, sipërfaqja e njohur për kompensim, vlerësimi financiar përkatës apo mangësitë në dokumentac­ion dhe problemati­kat në vlerësim jepen të detajuara për çdo dosje.

APLIKIMI PËR KOMPENSIM

Pronarët që janë dakord me vlerësimin e ATP- së kanë gjashtë muaj kohë për të plotësuar dokumentet. Përfituesi­t duhet të dorëzojnë në ATP nëntë dokumente për të marrë 20% të vlerës së pronës në para dhe 80% kompensim fizik. Shifrat janë bërë të ditura nga burime zyrtare pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, sipas të cilave mësohet se të gjithë pronarët, për dosjet e të cilëve është dhënë një vlerësim duhet të paraqiten në ' Agjenci' për të dorëzuar kërkesën për kompensim, konfirmimi­n nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës, që kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s ( nëse është njohur në vendim); dëshmi trashëgimi­e, prokurë, deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësua­r, vërtetim për numrin e llogarisë bankare, dokument identifiki­mi dhe mandat pagese. Ndërkohë, pronarët që nuk janë dakord me vlerësimin duhet që brenda 30 ditëve nga data e publikimit të listës të ankimojnë vendimin në Gjykatën Administra­tive të Apelit.

 ??  ?? Formulari- tip
Formulari- tip

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania