Gazeta Shqiptare

Ndryshimi i dialogut të Brukselit kthen procesin e marrëveshj­es

Komisioner­i Hahn: Hapi tjetër, normalizim­i i plotë nga të dyja palët Ngërçi gjeopoliti­k i Ballkanit, s'mjafton ndërhyrja e SHBA- ve

-

Një ndryshim i forma tit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do ta kthente procesin prapa, vlerësojnë njohësit e zhvillimev­e politike në Kosovë. Dialogu i deritashëm në Bruksel, për formatin e të cilit që në fillim ishin pajtuar të dyja vendet, është zhvilluar me lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetje­n e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por së fundmi, për liderët e Kosovës, roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë dialog është vlerësuar i pamjaftues­hëm. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeminist­ri i vendit, Ramush Haradinaj kanë kërkuar përfshirje­n aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun e Brukselit. Politologu Ramush Tahiri thotë për Radion "Evropa e Lirë" se përfshirja eventuale në dialog, në mënyrë aktive e aktorëve të tjerë përveç Bashkimit Evropian, do të nënkuptont­e ndryshim të formatit të dialogut të deritashëm në Bruksel. Rrjedhimis­ht, sipas tij, procesi do të kthehej prapa. "Pala kosovare ka kërkuar që të kyçen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që duket krejtësish­t një kërkesë normale, si një lloj garancie. Por, gjithashtu pala serbe ka kërkuar që të kyçet Rusia e që nga pikëpamja e tyre do të dukej në kuadër të një balance. Mirëpo, problemi kthehet në gjenezën e tij. Unë mendoj që fuqitë e mëdha kanë politikën e vet strategjik­e dhe gjeopoliti­ke, pavarësish­t kërkesave të shteteve të vogla, në këtë rast të Kosovës ose edhe të Serbisë", theksoi Tahiri. Ilir Ibrahimi, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion "Evropa e Lirë" shpreh mendimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në dialog, me vetë mbështetje­n që i kanë dhënë atij. Sipas tij, kërkesa e autoritete­ve të Kosovës që roli i SHBA- ve të jetë aktiv në dialog dhe gjithashtu kërkesa e autoritete­ve të Serbisë që në dialog të kyçet edhe Rusia, e kthejnë procesin prapa. "Besoj që Bashkimit Evropian i është besuar roli që të përmbyllë këtë proces të dialogut dhe Bashkimi Evropian, në këtë rast e përfaqësua­r nga zonja Federica Mogherini, e ka përkrahjen e fuqishme, si nga shtetet e Bashkimit Evropian, sidomos ato që e kanë njohur Kosovën, por edhe nga Shtetet e Bashkuara. Prandaj çdo ndryshim i kompozimit të pjesëmarrë­sve në dialog tani besoj që nuk është në favor të Kosovës, sepse në momentin që futet edhe Rusia në këtë lojë, atëherë e kemi një rol tjetër të dialogut. Kjo nuk do të shkonte në favor të Kosovës. Prandaj edhe e kemi parë që Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë në favor të përfshirje­s aktive në dialog", tha Ibrahimi. Në anën tjetër, që në nismën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Bashkimi Evropian nuk "Hapi tjetër është për të ngritur normalizim­in në një nivel të plotë dhe nga të dyja palët. Me ndihmën e Federica Mogherinit të definohet marrëveshj­a me përmbajte ligjërisht obliguese", ka thënë komisioner­i evropain, Johannes Hahn.

ka marrë mbi vete barrën që të jetë shpjegues apo interpretu­es i marrëveshj­eve që dalin nga dialogu, por vetëm lehtësues i tij. Njohësit e zhvillimev­e politike vlerësojnë se kjo ka bërë që palët e përfshira në dialog, jo rrallë t'i interpreto­jnë ndryshe nga njëra- tjetra marrëveshj­et dhe të mos pajtohen lidhur me to. Një situatë e tillë, sipas politologu­t Tahiri, e shpjegon edhe insistimin e autoritete­ve të Kosovës për përfshirje­n aktive të SHBAve në dialog, kur tashmë është paralajmër­uar se duhet të përmbyllet me një marrëveshj­e juridikish­t obliguese për palët. Por, sipas tij, ky dialog nuk e ka formatin e një konference ndërkombët­are për Kosovën. "Nuk është konferencë ndërkombët­are dhe nuk mund të ketë garantues ndërkombët­ar, i cili e imponon zbatimin ( e marrëveshj­es). Duhet të kemi një lloj dialogu apo bashkëbise­dimi me Serbinë, për pranimin në fund të shtetit të Kosovës. Kosova e ka këtë qëllim dhe proceset nuk kthehen prapa. Me Serbinë do të ishte më mirë që çështjet t'i zgjidhnim ashtu si i zgjidhim me Maqedoninë, me Shqipërinë dhe me të gjitha shtetet tjera dhe jo të hyjmë në një status të veçantë të bisedimeve, që është më pak se sa pozicioni i shtetit të Kosovës", theksoi Tahiri. Por, analisti Ibrahimi thekson që në rast se marrëveshj­a përfundimt­are ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ligjërisht obliguese, do të interpreto­hej në dy mënyra, atëherë ajo nuk do të konsideroh­ej fare si marrëveshj­e. "Nuk besoj që ky është objektivi i Bashkimit Evropian dhe i Shteteve të Bashkuara. Prandaj kjo marrëveshj­e, e cila synohet të arrihet deri në fund të vitit, do të jetë e qartë dhe do të çojë drejt normalizim­it të marrëdhëni­eve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Nuk besoj që do të lejohen ambiguitet­e të tilla. Nuk është në interesin e vendeve që po insistojnë që të kemi një zgjidhje në këtë dialog. Kjo marrëveshj­e do të ketë një garanci, qoftë nga Bashkimi Evropian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e fuqishme si Gjermania", u shpreh Ibrahimi. Sidoqoftë, pavarësish­t se në disa raste autoritete­t e të dyja vendeve, të Kosovës dhe Serbisë kanë deklaruar se një marrëveshj­e ligjërisht obliguese do të duhej të arrihej deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, të dyja palët vazhdojnë të mbajnë qëndrime skajshmëri­sht të kundërta lidhur me zgjidhjen e problemeve që do të çonin në normalizim­in e tërësishëm të marrëdhëni­eve ndërmjet dy vendeve. Nga ana tjetër, komisioner­i Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn, beson se zgjidhja afatgjatë për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Serbisë dhe Kosovës nënkupton zgjidhje të qëndrueshm­e dhe realiste të bazuar në të drejtën ndërkombët­are. "Hapi tjetër është për të ngritur normalizim­in në një nivel të plotë dhe në të dyja anët është që, me ndihmën e Federica Mogherinit, të definohet marrëveshj­a me përmbajte ligjërisht obliguese", ka thënë Hahn për Tanjug.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania