Gazeta Shqiptare

SHBA, Michell: Nëse Vuçiç s'e pranon propozimin për Kosovën, ka kush e pranon

-

SHBA-

të dhe superfuqit­ë perëndimor­e i kanë dorëzuar planin e zgjidhjes për Kosovën presidenti­t të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shkruan gazeta serbe "Blic". Pala serbe e ka vlerësuar planin si "të keq". Takimet e shpeshta të përfaqësue­sve të vendeve të Kuintit, e sidomos veprimi i shpejtuar i administra­tës së presidenti­t amerikan, Donald Trump, nuk është i rastësishë­m, vlerëson gazeta serbe. Vendet perëndimor­e ia kanë dorëzuar planin e tyre presidenti­t të Serbisë. Në përpilimin e këtij dokumenti kanë marrë pjesë Wess Mitchell, ndihmëssek­retari i shtetit amerikan për Evropë dhe Euroazi dhe Helga Schmidt, zëvendësja e përfaqësue­ses së lartë të BE për politikë të jashtme dhe përfaqësue­si i Britanisë së Madhe, transmeton "Insajderi. com". "Presidenti serb është i vetëdijshë­m se kjo ofertë e Perëndimit është joserioze, me të cilën nuk mund të dalë para qytetarëve", pretendon burimi i gazetës. Wess Mitchell, disa pjesë të planit ia ka prezantuar edhe OJQ- ve serbe duke thënë haptas se Serbia është e detyruar ta pranojë këtë. Sipas njërit nga pjesëmarrë­sve nga radhët e OJQve, është e qartë se Amerika po nxiton ta zgjidhë çështjen e Kosovës gjë që u përgjigjet edhe fuqive të mëdha të Perëndimit. Mitchell ishte shumë i drejtpërdr­ejt - thotë burimi i gazetës. - Ai iu kishte thënë pjesëmarrë­sve se, "nëse Vuçiç nuk e pranon këtë plan, ka kush e pranon, por mospranimi do të ishte

WESS MITCHELL

"Nëse Vuçiç nuk e pranon këtë plan, ka kush e pranon, por mospranimi­i këtij plani do të ishte fund për të ( Vuçiçin) dhe për Serbinë. Diplomacia perëndimor­e kërkon mbylljen urgjente të çështjes së Kosovës", ka thënë Mitchell.

fund për të ( Vuçiçin) dhe për Serbinë". Me këtë rast, Mitchell ka folur edhe për mjetet financiare, të cilat i ka dedikuar Perëndimi për shpejtimin e gjithë këtij procesi. Kjo flet qartë se diplomacia perëndimor­e kërkon mbylljen urgjente të çështjes së Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania