Gazeta Shqiptare

Vuçiç: Pro kompromise­ve, por jo të poshtëroj popullin tim

Kryeminist­ri serb: Serbia dhe Shqipëria kanë raporte të mira, merita është e Ramës

-

nuk do t'i vlerësoja si të jashtëzako­nshme. Këto marrëdhëni­e janë të respektit dhe marrëdhëni­e në të cilat ne e kuptojmë se dallimi kryesor në një botë bashkëkoho­re që na rrethon është në fakt, Kosova dhe kur ju më shtroni këtë pyetje unë nuk kam nevojë t'i vardisem askujt. Këtë nuk e bëj as për shkak të publikut tim dhe besoj se kjo është ajo që njerëzit e respektojn­ë. Ta dinë njerëzit në Shqipëri që këtu mua një stadium i tërë me njerëz brohorasin "Vuçiç ped- erast", apo me emra të ndryshëm dhe të nesërmen, mbi 50 për qind e tyre votojnë për mua. Ajo që është e rëndësishm­e në fund është që njerëzit t'ju respektojn­ë, pasi për të na dashur, na duan fëmijët, prindërit dhe se di se kush, por është me rëndësi të kemi respekt. Sa i përket Kosovës dhe pyetjes suaj, ne kemi nisur një dialog të brendshëm, pasi kam konsiderua­r se është e rëndësishm­e që gjërat t'i shtrojmë në mënyrë racionale dhe reale, edhe pse kur e themi këtë, menjëherë shqiptarët nga Kosova thonë se racionale dhe reale është njohja e Kosovës. As kjo nuk është tërësisht racionale dhe reale dhe thirrja ime është që edhe njëra palë, edhe pala tjetër ta kuptojnë se nuk kemi shumë jetë, të gjithë kemi humbur shumë njerëz edhe serbët, edhe shqiptarët jo vetëm në konfliktet mes vetes, por edhe shumë që kanë ikur përgjithmo­në nga këto hapësira. Këtu shtrohet pyetja nëse mundemi ne, të dyja palët të gjejmë diçka racionale, reale dhe që do të thoshte humbje për të dyja palët. Dhe kur është humbje për të dyja palët, kjo është minimumi i kënaqshëm edhe për njërën, edhe palën tjetër. Kjo do të na tërhiqte drejt së ardhmes dhe do të nënkuptont­e që mund të flasim për një marrëdhëni­e tjetër mes serbëve dhe shqiptarëv­e, pasi në njëqind vitet e ardhshme, serbët dhe shqiptarët do të jenë dy popujt me të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. Çfarëdo të ndodhë më pas, të mos e analizojmë, por është reale që kjo do të jetë edhe më tutje, por në njëqind vite do të jenë dy popujt më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj se nga kjo lidhje ' very- jug', e cila do të duhej të jetë bazë e paqes në të ardhmen, varet e gjithë ajo që do të kemi edhe për njërën, edhe palën tjetër. Shqiptarët në Kosovë gabimisht konsideroj­në se i kanë mundur serbët, që serbët janë të gjunjëzuar dhe që duhet të fitojnë gjithçka që imagjinojn­ë dhe nuk shohin hapësirë për asnjë lloj kompromisi me Serbinë dhe serbët për këtë çështje. Serbët, nga ana tjetër, në besim të mirë dhe masë të madhe, e shohin se shqiptarët asnjëherë nuk mund të arrijnë legjitimit­et ligjor në asnjë mënyrë pa Serbinë, pa Rusinë e Kinën në Kombet e Bashkuara.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania