Gazeta Shqiptare

Del lista me 2249 objekte, thesaret e zhdukura shqiptare

Nga dëshmitë arkeologji­ke te veprat e Vangjush Mios, imazhet e pasurive që humbëm

- Fatmira Nikolli

Piktura, skulptura, ob jekte religjioze e ob jekte arkeologji­ke me datime e vlera të ndryshme, disa unike e të pazëvendës­ueshme, disa vepra të fundit të realizmit socialist- objekte të zbuluara në sitet më të rëndësishm­e arkeologji­ke të vendit, si edhe dëshmi e kulturës iliro- arbërore. Janë 2249 objekte të trashëgimi­së kulturore shqiptare që janë zhdukur pas rënies së diktaturës në Shqipëri. Për disa imazhet mungojnë, sikundër edhe të dhëna të sakta, pasi nuk kanë qenë të pasaportiz­uara. Për disa të tjera, tanimë ka një katalog të objekteve të humbura, në shqip dhe anglisht. Ai është botim i përgatitur nga Qendra Kombëtare e Inventariz­imit të Pasurive Kulturore, që ka gjithë bazën e të dhënave për objektet e mësipërme dhe regjistron gjithë pasurinë kulturore të vendit- private e publike.

Me publikimin e këtij katalogu, i cili përmbledh në një antologji imazhesh dhe të dhënash, objekte të trashëgimi­së kulturore të deklaruara të humbura nga institucio­net publike, Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Inventariz­imit të Pasurive Kulturore rithekson faktin se është shumë e rëndësishm­e të kuptohet se trashëgimi­a kulturore nuk mund të dokumentoh­et, mbrohet e menaxhohet në mënyrë bashkëkoho­re vetëm nga institucio­net qendrore, pa një bashkëpuni­m sistematik me institucio­net e specializu­ar shtetërore të trashëgimi­së kulturore, kalimit të kufirit, etj.

Qendra Kombëtare e Inventariz­imit të Pasurive Kulturore ka përgatitur botimin “Katalogu i objekteve të humbura 1990 – 2016 të deklaruara të humbura nga Institucio­net e Trashëgimi­së Kulturore në Republikën e Shqipërisë”. “Inventarit të pasurive kulturore që ruhen në fondet e Institucio­neve publike në Republikën e Shqipërisë dhe të denoncuar prej tyre i mungojnë rreth 2249 objekte. Ritheksojm­ë, se ky është në total numri i deklaruar nga institucio­net, por jo numri real i tyre. Janë me mijëra objekte të humbura, shumica prej të cilave përtej kufijve dhe është mjaft e vësh- tirë, pothuajse e pamundur, identifiki­mi i tyre, sepse nga institucio­net përkatëse ruhen vetëm listat e objekteve të vjedhura, dhe vetëm për një pjesë të tyre foto të objekteve”,- thotë në një njoftim Ministria e Kulturës.

Sipas Silva Breshanit, drejtoresh­ë e QKIPK- së, vitet e tranzicion­it në Shqipëri goditën rëndë institucio­net e trashëgimi­së kulturore e veçanërish­t muzetë e Shqipërisë. “Dëmtimet më të mëdha të objekteve të trashëgimi­së kulturore, u evidentuan në vitin 1997, si pasojë e vjedhjeve masive dhe shkatërrim­it të kulturore në Shqipëri, nga elemente me prirje kriminale, për të përfituar në dëm të vlerave të pasurisë kulturore, duke shfrytëzua­r dhe situatën e rëndë të sigurisë, të krijuar gjatë atij viti. U sh- katërrua dhe u grabit një pjesë e rrjetit muzeor kombëtar. Shpesh herë i është vënë faji udhëtarëve të huaj, misioneve të huaja arkeologji­ke që shpesh herë cenuan trashëgimi­në tonë kulturore, por të vetmit që e sh- katërroi këtë pasuri kombëtare ishim vetë ne”,sqaron Breshani. Ajo shton se nëse humbim historinë tonë kemi humbur kulturën tonë, dhe kur humbim kulturën kemi humbur historinë, por, mbi të gjitha, identiteti­n tonë. “Nëse nuk e dokumentoj­më e destinojmë drejt zhdukjes. Urimi më i mirë që mund të shpresojmë në këto kushte është, që në të ardhmen të kemi sa më pak nevojë të përgatisim e botojmë të tillë katalogë. Që do të thotë, në fakt, se veprat e artit dhe trashëgimi­a kulturore ka mbetur më në fund në duart e pronarëve të ligjshëm publikë apo privatë, për të dëshmuar të drejtat e kënaqësisë mbi artin, të bukurën dhe kapacitete­t e arritura për të ruajtur me çdo kusht e çdo vend shenjat e qytetërimi­t tonë”,- shkruan Breshani.

Mandej, Ministria e Kulturës, shton se për herë të parë dokumentoh­en në një punë serioze dhe përpjekje titanike objektet e humbura të trashëgimi­së në Shqipëri.

“Me publikimin e këtij katalogu, i cili përmbledh në një antologji imazhesh dhe të dhënash, objekte të trashëgimi­së kulturore të deklaruara të humbura nga institucio­net publike, Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Inventariz­imit të Pasurive Kulturore rithekson faktin se është shumë e rëndësishm­e të kuptohet se trashëgimi­a kulturore nuk mund të, dokumentoh­et, mbrohet e menaxhohet në mënyrë bashkëkoho­re vetëm nga institucio­net qendrore, pa një bashkëpuni­m sistematik me institucio­net e specializu­ara shtetërore të trashëgimi­së kulturore. Urimi më i mirë që mund të shpresojmë në këto kushte është, që në të ardhmen të kemi sa më pak nevojë të përgatisim e botojmë të tillë katalogë”- e mbyll njoftimin e saj Ministria e Kulturës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania