Gazeta Shqiptare

Albert Veliu merret në mbrojtje, çfarë dëshmoi 6 orë te Krimet e Rënda

Si ra në kontakt me Agron Xhafajn, plani për të trafikuar hashash dhe arsyet e dështimit Autencitet­i i audios, kampion zëri për krahasim

- Valentina Madani

Albert Veliu, i identi fikuar si "bashkëpunë­tori X" në audiopërgj­imin e publikuar nga Partia Demokratik­e, për afro 6 orë me radhë dëshmoi dje në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Fillimisht ai u pa në selinë e Partisë Demokratik­e, ku u takua me sekretarin për çështjet ligjore, Ivi Kaso dhe deputetin Ervin Salianji, më pas i shoqëruar nga avokatët Artan Murrizi dhe Ivi Kaso iu drejtua organit të akuzës. Mësohet se ' dëshmitari x', tashmë i identifiku­ar me emrin Albert Veliu është marrë në mbrojtje. Dje dëshmitari shoqërohej nga një grup personash që e ruanin. Ai u paraqit në prokurori rreth orës 11: 00 dhe doli nga prokuroria në orën 16: 00. Personi që njihet si "bashkëpunë­tori X" u mor në pyetje nga prokurori Genci Qana. Veliu është një ndër persona kyç në çështjen e audio- përgjimit. Mësohet se për të vërtetuar autencitet­in e video- përgjimit, Veliut i janë marrë kampion zëri për krahasim. Gjithashtu, mësohet të jetë pyetur se si ra në kontakt me Agron Xhafajn, si u bë plani për të trafikuar hashash dhe pse ky plan nuk u realizua. Albert Veliu pranoi se kishte folur me Agron Xhafajn për të trafikuar hashash, në videon e shfaqur nga PD- ja. Pas publikimit të intervistë­s së tij nga selia e PD- së, ai u shoqërua nga Policia e Tiranës, pasi e gjeti atë në banesën e një të njohuri të tij dhe më pas e ka shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Organi i akuzës ka nisur hetimet pas padisë penale të Agron Xhafajt, për kallëzim të rremë ndaj Albert Veliut. Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të marrë edhe dëshmitë e personave të tjerë, siç është ajo e personit që ka intervistu-

ar "bashkëpunë­torin X" Albert Veliu, i cili thuhet se është gazetari Jetmir Olldashi. Partia Demokratik­e u kujdes ta shmangte emrin dhe fytyrën e tij gjatë transmetim­it të intervistë­s me Albert Veliun, por në një

prononcim për "Top Channel", gazetari nuk e mohoi se ishte ai autori i intervistë­s. Pak ditë më parë, vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, depozitoi në organin e akuzës padinë pas audio- përgjimit të publikuar Prokuroria për të vërtetuar autencitet­in e video- përgjimit Veliut ka marrë kampion zëri për krahasim. Gjithashtu, mësohet të jetë pyetur se si ra në kontakt me Agron Xhafajn, si u bë plani për të trafikuar hashash dhe pse ky plan nuk u realizua. Albert Veliu pranoi se kishte folur me Agron Xhafajn për të trafikuar hashash në videon e shfaqur nga PD- ja.

ku pretendon se aty nuk është zëri i tij. Veliu bëri të ditur identiteti­n e tij, teksa tha se i është kërcënuar familja pas audio- përgjimit dhe se ai është i vërtetë, pasi ajo bisedë me Agron Xhafaj është bërë. Por sipas tij, nuk

është ai autor i përgjimit. Albert Veliu është personi i cili në audio- përgjimin e publikuar nga PD flet me Agron Xhafajn për pazare droge. "Bashkëpunë­tori X" është marrë në pyetje nga prokurori Genci Qana dhe mëso-

het se ka konfirmuar në prokurori atë që ka deklaruar në videon e publikuar ditën e djeshme. Prokurori Genci Qana po heton kallëzimin e Agron Xhafajt ndaj deputeteve të PD për audio- përgjimin.

 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania