Gazeta Shqiptare

Zyrtarët e PD- së, të hënën në prokurori për audio- përgjimin e Agron Xhafajt

Salianji, Alibeaj e Bardhi merren në pyetje 10- 12

-

Prokuroria

e Përgjiths hme ka vendosur të thërrasë ditën e hënë tre zyrtarët e PD, që publikuan audio- përgjimin për Fatmir Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafajn, me pretendimi­n se aty dëgjohet zëri i tij teksa flet me "bashkëpunë­torin X" për pazare droge. Në orën 10: 00 të së hënës, në 21 maj 2018, është caktuar pikërisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për paraqitjen e tre zyrtarëve të Partisë Demokratik­e, të cilët publikuan video- përgjimin mes "bashkëpunë­torit X" dhe Agron Xhafajt. Deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe këshilltar­i ligjor i PD- së, Gazmend Bardhi do të pyeten lidhur me këtë audiopërgj­im. Prokuroria i kish- te thirrur të enjten zyrtarët demokratë, por për shkak të angazhimev­e të tyre me seancën plenare, orari u shty. Shkresa e prokuroris­ë që specifikon ditën e hënë të 21 majit në orën 10: 00 ka mbërritur në selinë e PD dhe kërkon të paraqiten pranë organit të akuzës të zyrtarëve të PD. Ata do të pyeten nga prokurorët P. Kulluri G. Osmanaj. Të martën, ( 15 maj) oficerët e policisë gjyqësore morën audio- përgjimin e pub- likuar dhe kanë nisur hetimet për verifikimi­n e saj. Në audio- përgjim PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, bën pazare me një person tjetër për trafikun e drogës. Vetë Agron Xhafaj në një letër të hapur për publikun bëri të ditur se do t'u dorëzohet vetë autoritete­ve italiane, ndërsa tha se audio- përgjimi është fals për të shantazhua­r atë dhe vëllain e tij, Fatmir Xhafajn.

 ??  ?? Dëshmitari Albert Veliu
Dëshmitari Albert Veliu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania