Gazeta Shqiptare

Basha, thirrje shqiptarëv­e: Më 26 maj ta rrëzojmë Ramën

Çështja "Xhafaj", opozita e bashkuar thërret shqiptarët në protestë kombëtare "Ftesa edhe për çdo socialist të ndershëm"

- Valentina Madani

Të shtunën e 26 majit në orën 12; 00 opozita e bashkuar do të protestojë në shesh para kryeminist­risë për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Vendimi u mor pas takimit të kreut të PD- së Lulzim Basha mesditën e djeshme me aleatët parlamenta­rë. Ftesën e adresoi nga selia blu kreu i PD- së, Lulzim Basha, përkrah aleatëve të tij me të cilët më herët patën një takim. Basha tha se nuk mund të ketë negociata me një qeveri të lidhur me krimin dhe drogën. "Opozita e bashkuar i fton të gjithë qytetarët shqiptarë, demokratë e socialistë të bashkohemi në protestën më të madhe kombëtare për të larguar pengesën e vetme për Shqipërinë europiane, qeverinë e lidhur me krimin. Ju ftojmë të protestojm­ë për largimin nga pushteti dhe çdo hallke shteti të atyre që ndihmojnë kriminelët nga Agron Xhafaj tek Habilajt dhe Balilajt. Ne do t'i themi ' ndal' procesit të zëvendësim­it të kriminelëv­e që i shërbenin Tahirit me atë që i shërbejnë Xhafajt. Të gjithë ne jemi në radhë të parë shqiptarë. Duam një Shqipëri europiane, nuk mund të humbasim më kohën duke u marrë me kriminelin e radhës në politikë. Duhet të mbyllim njëherë e mirë kapitullin e krimit në politikë. Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanë­t e lidhur me krimin", theksoi kreu i PD- së. Sipas Bashës, sot duhet të kemi një Ministri të Brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve dhe jo një polici që rrëmben natën qytetarë të pafajshëm. "Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë atë dhe kupolën mafioze me Edi Ramën në krye",theksoi z. Lulzim Basha. Basha tha se është momenti për të reaguar dhe për të mos lejuar që fati i vendit të jetë në "duart e kriminelëv­e". Basha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për një drejtësi pa lidhje me krimin dhe të barabartë për të gjithë. Në këtë rast nuk bëjnë përjashtim as socialistë­t e ndershëm. "I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare për t'i thënë ndal qeverisë së lidhur me krimin. Së bashku mund ta arrijmë. Rama e mbrojti, por ne e larguam Armando Prengën, e mbrojti, por ne e

larguam Arben Ndokun, Mark Frrokun, Elvis Rroshin, Saimir Tahirin. Sot po mbron Xhafajt, por në do ta largojmë atë bashkë me qeverinë e tij. Edhe PS ka njerëz të ndershëm që mund t'i shërbejnë popullit, ndaj ju ftoj në protestë edhe ju socialiste të ndershëm. Rama për 4 vjet luftoi popullin dhe ju dha pushtet kriminelëv­e. T'i themi bashkë ' stop'",- tha Basha. Në këtë 18 maj kundërshta­rit të tij politik me të cilin një vit më parë shtrën-

goi duart i kujtoi se opozita nuk mund ta lejojë të qëndrojë në pushtet me një qeveri të lidhur me krimin dhe një ministër, vëllai i të cilit është i dënuar për trafik droge. "Qëndrimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, është goditje për drejtësinë. Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t'i shërbejnë popullit. Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë", tha z. Basha. I "Opozita e bashkuar, demokratë dhe socialistë, për të larguar pengesën e vetme për qeverinë evropiane të lidhur me krimin. Ju ftojmë të protestojm­ë për largimin nga pushteti të çdo hallke pushteti të lidhur më kriminelët. I ftoj qytetarët që të protestojm­ë së bashku për largimin e Fatmir Xhafajt. I ftojmë të protestojm­ë për largimin nga policia të atyre që ndihmojnë kriminelët si Agron Xhafajn, Habilajt, Balilajt", - tha z. Basha.

bindur është në fitoren edhe të kësaj beteje, teksa Edi Ramës i numëroi të inkriminua­rit e prekur nga ligji i dekriminal­izimit në radhët e socialistë­ve. Ky qëndrim i partive aleate vjen një ditë pas dëshmisë së dëshmitari­t X, Albert Veliu, i cili pohoi përfshirje­n e të vëllait të ministrit të Brendshëm në trafikun e lëndëve narkotike dhe autenticit­etin e audio- përgjimit të publikuar nga Partia Demokratik­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania