Gazeta Shqiptare

"Xhafaj", Paloka: Disa ambasadorë e kanë diskreditu­ar veten

"Më 26 maj, protestë kundër qeverisë"

-

Nënkryetar­i

i PD, Edi Paloka hodhi dje akuza ndaj disa ambasadorë­ve të akredituar në vendin tonë për qëndrimet e tyre pas publikimit të çështjes së vëllait të Fatmir Xhafaj. Paloka në bindjen e tij qëndrimet e disa ambasadorë­ve i konsideroi si skandaloze, ndërsa tha se kanë diskreditu­ar veten e tyre. "Unë nuk do doja t'i komentoja, sepse ne kemi zgjedhur të merremi me institucio­ne direkte për shumë arsye. Ka pasur dhe reagime për mua të nivelit skandaloz të ndonjë ambasadore­je, por ne kemi zgjedhur të mos merremi me disa individë që vërtet mbajnë tituj si përfaqësue­s të atij apo këtij vendi apo si përfaqësue­s të BE, por që për ne praktikish­t e kanë diskreditu­ar veten me qëndrimet e tyre. Ne i mbajmë lidhjet direkte me institucio­net dhe janë institucio­net ndërkombët­are qoftë ato që lidhen me integrimin e Shqipërisë, qoftë me qeveritë apo kancelarit­ë europiane i kanë bërë të qartë pozicionet e tyre. Edhe për drogën dhe Saimir Tahirin nuk e hapte askush gojën, më pas u vunë ata me shpatulla pas murit", tha Paloka për Ora News. De- puteti demokrat u shpreh se nuk ka besim se prokuroria do të bëjë një hetim të drejtë. "E dha urdhrin Rama. Ai tha që unë e verifikova audion dhe këtë qëllim kishte, t'i thoshte prokuroris­ë ky është qëndrimi, qëndrimin e vendos unë. Qëndrimin tonë për prokuroren ne e kemi deklaruar që ditën e parë, vetëm me një synim të shpëtoja Ramën dhe të inkriminua­rit e tij dhe ta përdorte kundër opozitës. E para i tha që nuk ka autenticit­et video- përgjimin dhe e dyta dha urdhër arresto opozitën",- deklaroi deputeti i PD- së. Në lidhje me protestën që do të zhvillohet në 26 maj, Paloka tha se qëllimi kryesor është largimi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha me aleatët
Kreu i PD- së, Lulzim Basha me aleatët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania