Gazeta Shqiptare

"Dëshmitari X", Xhafaj: Sajesë dixhitale, unë do bëj detyrën

Ministri i Brendshëm flet për akuzat e PD- së, në krah të ambasadore­s gjermane Schultz: Lufta kundër krimit të organizuar, prioritet kyç JM OLA FOT

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e cilësoi dje "sajesa dixhitale", dëshminë e paraqitur nga i ashtuquajt­uri "dëshmitari X", Albert Veliu. Një ditë pas kësaj dëshmie, Xhafaj tha: "Përsa i përket asaj që më pyetët për dëshminë e paraqitur dje nga PD, dua t'ju them një gjë, që këtu jemi në vendin e Task Forcës Speciale, kurse atje jemi në vendin e ' sajesave dixhitale'. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për prokurori speciale, për polici speciale. Detyra e tyre është të punojnë për ' qytetarin dixhital të sajuar'. Kjo s'është çështja ime, është çështje e tyre. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata kanë zgjedhur atë rrugë. Për mua është shumë e rëndësishm­e të bëj detyrën", - u shpreh ai. Ministri ishte nën shoqërinë e ambasadore­s gjermane në vendin tonë, Suzanne Schultz, me të cilën vizituan ambientet e Task Forcës Speciale. Sa për rastin e Arbër Çekajt dhe ngarkesës prej 1,8 ton të kapur së fundmi në Gjemani, ministri tha se shqiptarët nuk janë ndër më problemati­kët atje, por renditen në vendin e 15. "Për sa i përket çështjes së parë, më duhet të them se shqiptarët nuk janë, nga pikëpamja e statistika­ve që ne disponojmë nga kolegët tanë, ndër vendet që zënë, që kanë një peshë të rëndësishm­e në krimin e zhvilluar në territorin gjerman nga të huajt. Dhe sa për dijeninë tuaj, përjashto ato vepra penale që lidhen me kalimin e paligjshëm apo emigracion­in e paligjshëm, për pjesën tjetër ndër të huajt, shqiptarët renditen në vendin e 15- të në Gjermani", u shpreh ministri. "Por kjo nuk do të thotë që nuk ka probleme, përkundraz­i, ka jo pak probleme që lidhen në fushën e trafikut të drogës, në fushën e trafikut të qenieve njerëzore, në fushën e vjedhjeve të banesave apo mjeteve motorike, të cilat siç thashë, janë çështje që ne i trajtojmë bashkërish­t me kolegët tanë gjermanë, në kuadrin e operacioni­t ' Forca e Ligjit' përmes Task Forcës dhe në kuadrin e njësisë ' Anti- Skifter' të ngritur për hetime të përbashkët­a me palën gjermane, përfshi edhe çështjet, të cilat ju sapo i përmendët", - shtoi ai. Xhafaj vlerësoi bashkëpuni­min me autoritete­t gjermane si në këtë rast, ashtu edhe për të çuar përpara ' Task Forcën Anti- Skifter'. "Ne kemi disa çështje, Task Forca në proces hetimi policor të përbashkët me autoritete­t policore gjermane. Janë çështje shumë të ndjeshme edhe për publikun shqiptar. Pala gjermane, homologët tanë, kolegët e Policisë gjermane janë duke dhënë një kontribut të jashtëzako­nshëm, jo thjesht asistence, por edhe shkëmbim informacio­ni, hetim të përbashkët, për të pasur sukses në hetimin e këtyre çështjeve të rëndësishm­e për publikun shqiptar dhe jo vetëm për publikun shqiptar. Unë e vlerësoj shumë prezencën e ambasadore­s edhe për mesazhet që ajo përcolli në mbështetje të Task Forcës edhe për mesazhet e qeverisë së saj për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar", tha Xhafaj. Ambasadorj­a Susanne Schuetz në qëndrimin e saj theksoi se lufta ndaj krimit të organizuar është një prioritet kryesor për anëtarësim­in në BE. "Kemi nisur punën, kemi arritur rezultatet e para e do vazhdojmë ta mbështesim. Dua të theksoj se lufta kundër krimit të organizuar është prioritet kyç për integrimin në BE dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim në këtë drejtim", tha ambasadorj­a gjermane. Kreu i Partisë Demokratik­e është shfaqur dje në një aktivitet në krah të ambasadori­t amerikan, Donald Lu. Kjo është fotoja e parë në një takim mes Bashës dhe Lu- së, pas denoncimev­e të fundit nga opozita. Fotoja është bërë gjatë një aktiviteti gjatë dekorimit të drejtori të Bordit të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit, Michael D. Granoff. Deputeti i PS- së tha dje: "As informator­i, as dëshmitari, as denoncuesi që është pijanec, hajdut, drogaxhi, mashtrues nuk është marrë seriozisht asnjëherë as në atë kohë të diktaturës, kur duhej të dënohej dikush. Personalit­eti i personit që flet diçka është baza nga nisesh për ta besuar apo jo! Një njeri që shitet e blihet lirë, nuk mund të besohet e të serviret si zëdhënës i së vërtetës! Kaq poshtë ka rënë politika shqiptare e opozitës", tha Ndreu.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania