Gazeta Shqiptare

"Xhafaj", Rama: Audio- përgjimi i PD- së, një manipulim i shëmtuar

Kryeminist­ri kthehet nga Sofja: Opozita, sabotim përpjekjev­e për të hapur negociatat "Ministri do të vazhdojë të kryejë detyrën me përgjegjsh­mëri"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama, i sapokthyer nga samiti i Sofjes e cilësoi "një maskaradë të organizuar" për të penguar hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, audio- përgjimin e PD- së dhe dëshmitari­n X, i cili u shfaq të enjten publikisht. I pyetur nga gazetarët, gjatë një konference organizuar në aeroportin e Rinasit, Rama nuk dha emrin e kompanisë, të cilës ai i ishte drejtuar për të provuar autenticit­etin e audios, por tha se ai ishte i bindur se ajo nuk ishte autentike. "Unë nuk i jam drejtuar asnjë firmë dhe as një kompanie, unë i jam drejtuar një agjencie të specializu­ar. Adresën nuk mund t'ua jap dhe ajo çka kam bërë ka qenë urgjente për mua, për të ditur unë të vërtetën. Nuk ka vlerën e një prove. Provën duhet ta identifiko­jë dhe ta certifikoj­ë cilado që të jetë ajo, prokuroria, por për sa më takon, jam shumë i qartë. E thashë dhe e përsë- ris, bëhet fjalë për një maska- radë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë",- u shpreh dje, Rama. "Besoj që dita e dje- shme duhet t'ju ketë dhënë të gjithëve mundësinë të shikoni përmes audio video shpk- së të Partisë Demokratik­e se në çfarë derexheje është katandisur Partia Demo- kratike, se çfarë mungese të plotë respekti ka Partia Demokratik­e për inteligje- ncën e shqiptarëv­e dhe se pse ka pritur pikërisht këtë kohë për të bërë këtë gjë, për diçka që e ka pasur në dorë më parë. Të gjitha këto, besoj janë të mjaftueshm­e dhe në një kuptim, unë e falënderoj Partinë Demokratik­e që e bëri shumë të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP- it", tha më tej, kryeminist­ri. Sipas tij, "ajo çka i është servirur publikut shqiptar si një material autentik është thjesht dhe vetëm një manipulim i shëmtuar, pastaj detajet, si- të dhe psetë e këtij manipulimi, janë çështje të prokuroris­ë dhe patjetër janë edhe çështje të debatit kur diskutojmë pse u bë kjo dhe pse u bë pikërisht në këtë moment". Më tej, ai e

cilësoi sabotim monumental atë që po bën opozita ndaj përpjekjev­e për hapjen e negociatav­e. Kryeminist­ri tha se do t'u qëndronte strikt qëndrimeve që ka mbajtur edhe në rastet e mëparshme si të ish- kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, ashtu edhe të ish- ministrit Saimir Tahiri. "Ndërkohë që në rastin konkret po ju them që unë përgjigjen që më duhet për të vendosur nëse është cenuar ose jo moralisht, se ligjërisht nuk bëhet fjalë, figura e ministrit të Brendshëm, e kam marrë. Ministri i Brendshëm do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës të cilën e bën me përgjegjsh­mëri dhe me rezultate shumë

domethënës­e, përditë e më domethënës­e, të cilat janë një tjetër arsye pse këta janë kaq të shqetësuar për ministrin e brendshëm",- theksoi Rama.

INTEGRIMI

Ai tha se ishte kthyer nga Sofja më optimist, pavarësish­t se BE ka problemet e saj të brendshme. "Kam shumë besim që edhe në qershor ne nuk do të sprapsemi forcërisht me një vendim që do të jetë pa dritë. Se sido të jetë dhe se në çfarë mënyre ne do të na jepet mundësia që të vazhdojmë përpara në këtë rrugë ku kemi hyrë, kjo është diçka që është për t'u materializ­uar në fund të qershorit", tha Rama. "Për sa i përket baltës, balta nuk ësh- "Balta bën punën e saj në mjegullën në të cilën ndodhet sot BE, në raport me vetveten e lëre më pastaj në raport me Ballkanin ose me ne. Balta bën punën e saj edhe tek njerëzit e zakonshëm që ndjekin jetën politike dhe për këtë unë nuk kam fjalë tjetër. Është fjalë që thjesht tregon atë që po ndodh", - tha dje, Rama.

të ajo që përcakton vendimin e Gjermanisë, apo vendimin e Francës apo vendimin e BE, por balta ushqen ata që brenda këtyre vendeve janë në parlamente, janë në zyra dhe janë kundër, jo Shqipërisë, por kundër zgjerimit të BE, dhe që e thashë nuk kanë as kohë, por as dëshirë që kur marrin një lajm nga audio, video, shpk- ja e SHQUP- it të thellohen më shumë, por thjesht siç e marrin e lëshojnë nëpër korridore për të thënë "ja". Pra është si të thuash një pengesë më shumë që Shqipëria nuk e ka merituar dhe s'mund ta meritojë ta hasi në këtë rrugë nga shqiptarët", u shpreh Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania