Gazeta Shqiptare

Balla: Berisha po shkatërron PD nga frika e rihapjes së dosjes ' Haxhia'

-

i grupit të PS, Taulant Balla deklaron se Sali Berisha kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla deklaroi dje, se Sali Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes "Haxhia", ndërsa përmend edhe ecurinë e dosjes "CEZ", por edhe dosjen e "financimit rus". Sipas Ballës, që në momentin që Izet Haxhia është arrestuar në Stamboll në vitin 2006, Haxhia ka qenë një problem psikologji­k dhe politik për Sali Berishën, dhe ka ngrënë disa koka ministrash Drejtësie të emëruar nga vetë Sali Berisha. "Historia e dosjes "Haxhia" nuk është një problem i ri për Sali Berishën. Qyshkur se Izet Haxhia është arrestuar në Stamboll në vitin 2006, ai ka qenë një problem piskologji­k dhe politik për Sali Berishën, dhe ka ngrënë disa koka ministrash Drejtësie të emëruar nga vetë Sali Berisha dhe të shkarkuar për garancitë e dhëna prej tyre për rihapjen e dosjes", shkroi dje, Balla, në "FB". "Gjatë qeverisjes 2005- 2009, u shkarkuan 3 ministra të Drejtësisë: Aldo Bumçi, Ilir Rusmajli dhe Enkelejd Alibeaj. Kjo kronologji viktimash të pafajshme të drejtësisë, për shkak të kërkesës së vazhdueshm­e të tyre, se dosja "Hajdari" do rihapej me ardhjen e Haxhiajt, tregon se Berisha ka qenë në makth nga ministrat e tij, dhe duke mos dashur t'ua ekspozojë makthin e tij, i shkarkonte të gjithë që e bënin", u shpreh Balla. Sipas Ballës, "makthi i tij qëndron tek rihapja e dosjes "Hajdari", të cilën ai nuk e rihapi kurrë, edhe pse e kishte premtim kryesor kur erdhi në pushtet në vitin 2005".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania