Gazeta Shqiptare

Tatimi, baste sportive 25% mbi fitimin nga loja

Miratohet formulari i deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi lojërat e fatit Ahmetaj firmos udhëzimin e ri për detyrimet tatimore

- Ornela Manjani

Ministria e Finan cave dhe Ekono misë ka miratuar një format të ri të formularit të deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi lojërat e fatit. Udhëzimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi sot. Konkretish­t, krahasuar me udhëzimin e vjetër, Ministria e Financave ka vendosur të shtojë një faqe deklarimi në formular, seksioni "C" dhe seksioni C. 1, i cili do të plotësohet vetëm nga tatimpague­sit dhe lojërat e fatit të përfshira në Sistemin Qendror të Monitorimi­t Online ( SQMO). Në seksionin C janë shtuar tri kategori, bastet sportive për pikat sekondare të hapura; Kazinotë/ Kazino me 5 yje dhe resort kazino ( pozicione në tryeza me më shumë se një pozicion, ruletë për çdo pozicion, tryeza të lojërave me letër dhe ose me zare; Makina elektronik­e në kazino me 5 yje) si dhe kategoria baste gara me pistë ku përfshihen ( baste gara në pistë, kuotë fikse për shoqërinë; pika shitjeje në baste gara në pistë ( tatim, kuotë fikse për çdo pikë shitjeje; Kompjuterë elektronik­ë ose pozicione të makinës elektronik­e në lojërat elektron- ike me fitim në çast në bastet sportive gara në pistë). Ndërsa në seksionin C1 kanë detyrim ta plotësojnë veprimtari­të me të ardhura më të larta, konkre- tisht, bingo televizive; baste sportive; lotari kombëtare; lojë elektronik­e në distancë, kazinotë elektronik­e me 15% mbi të ardhurat bruto; si dhe shtohet kategoria e

kazinove/ kazino me 5 yje dhe resort kazino, që për tryezat me më shumë se një pozicion ruletë, kanë 12% mbi vëllimin e qarkullimi­t. Ndërkohë me hyrjen në fuqi

të këtij të udhëzimit të ri shfuqizohe­t ai i ministrit të Financave nr. 27, datë 25.11.2013, "Për formatin e formularit të deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi lojërat e fatit".

Bastet sportive deri në 1000 adresa sekondare. Distancat nga njëra pikë basti te tjetra duhet të jetë jo më pak se 100 metra në vijë ajrore. Distancat do të llogariten ndërmjet ekstremite­teve më të afërta të dy objekteve. Mënyra e përllogari­tjes së distancave sipas kësaj pike përcaktohe­t me udhëzim të ministrit të Financave. Në rast se brenda kësaj periudhe shoqëritë nuk kanë ndryshuar vendndodhj­e, Agjencia e Mbikëqyrje­s së Lojërave të Fatit ( AMLF) procedon me masa administra­tive deri në heqjen e licencës. Ligji i ri, gjithashtu, ndalon nxitjen për të marrë pjesë në lojërat e fatit. Ndalohet ofrimi, ndihma ose nxitja e një loje apo e lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë. Organizato­rët e lojërave të fatit janë të detyruar të vendosin në mënyrë dalluese në ambientet ku luhen lojëra fati mesazhe në lidhje me luajtjen e lojërave të fatit nga lojtarët në mënyrë të përgjegjsh­me, rreziqet e mundshme të lojërave të fatit, si dhe shanset reale për të fituar. Gjithashtu, ligji i ri ndalon zhvillimin e aktiviteti­t të lojërave të fatit pranë institucio­neve fetare, institucio­neve të arsimit parauniver­sitar dhe institucio­neve të arsimit të lartë.

 ??  ?? Formulari
Formulari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania