Gazeta Shqiptare

AKEP propozon hapjen e garës për internet të shpejtë

Frekuencat e brezit 800 Mhz

-

Autoriteti

i Komuniki meve Elektronik­e dhe Postare i ka dërguar ministrit të Infrastruk­turës propozimin zyrtar të hapjes së garës për të dhënë në përdorim frekuencat e brezit 800 Mhz. Bëhet fjalë për frekuencat e liruara nga mbyllja e transmetim­eve analoge dhe përdorimi i tyre do të mundësojë zgjerimin e ndjeshëm të spektrit për internetin me brez të gjerë nga rrjetet celulare, sidomos përmes teknologji­së 4G. Procedura e tenderimit pritet të bëhet duke i vlerësuar ofertat me raunde, me qëllim krijimin e mundësive të marrjes së frekuencav­e në këtë brez të paktën për tre operatorët aktualë të shërbimeve të lëvizshme. Çmimi dysheme për pranimin e ofertave, së bashku me detajet e tjera, do të bëhen publike vetëm pas miratimit të ministrit të linjës dhe hapjes zyrtare të tenderit. Pritshmëri­të nga tenderimi i këtij brezi kanë qenë për të ardhura deri në 50 milionë euro, por duke pasur parasysh komentet e operatorëv­e dhe rënien e ndjeshme të fitimeve në këtë treg, do të jetë shumë e vështirë sigurimi i një shifre të tillë. Madje, një nga operatorët ka propozuar që këto të drejta të jepen pa pagesë, duke pasur parasysh koston e lartë të investimev­e për ngritjen e rrjeteve dhe politikat e qeverisë për rritjen e depërtimit të inter- netit në zonat rurale dhe periferike. Nuk ka të ngjarë që këto të drejta përdorimi të jepen pa pagesë, megjithatë është e qartë se operatorët nuk janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha dhe të krahasuesh­me me tenderët e mëparshëm. AKEP vlerëson se dhënia e brezit 800 Mhz në përdorim për sipërmarrë­sit e komunikime­ve elektronik­e do të ketë një impakt të ndjeshëm jo vetëm në këtë sektor, por në të gjithë zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania