Gazeta Shqiptare

Betohen komandot e rinj, Xhaçka: Trajtim më i mirë për ushtarakët në 2019

30 pjesëtarë të rinj iu shtuan batalionit Komando

-

Pjesëtarët

më të rinj të batalionit Komando, u betuan pas përfundimi­t të kursit 3- mujor, gjatë së cilit treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologji­ke për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka uroi ushtarët e rinj për përfundimi­n e kursit dhe i inkurajoi ata për përgjegjës­itë shtesë, me të cilat ngarkohen tashmë. "Dua t'ju përgëzoj të gjithëve për përfundimi­n e kursit. Jam vërtet shumë e impresionu­ar me çfarë pashë. Kjo është një njësi elitë e Forcave tona të Armatosura dhe ju jeni bërë pjesë e saj, dhe për këtë pa diskutim që do të keni një përgjegjës­i shumë të madhe dhe pritshmëri­të që ne kemi për ju janë vërtetë pa kufi, ashtu sikundër janë pa kufi

KOMANDOT

"Kjo është një njësi elitë e Forcave tona të Armatosura dhe ju jeni bërë pjesë e saj, dhe për këtë pa diskutim që do të keni një përgjegjës­i shumë të madhe dhe pritshmëri­të që ne kemi për ju janë vërtetë pa kufi, ashtu sikundër janë pa kufi edhe shpresat njerëzore kur jetët janë nën kërcënim. Ajo që ju përfaqëson­i është si ajo drita në fund të tunelit", - u shpreh ministrja Xhaçka . edhe shpresat njerëzore kur jetët janë nën kërcënim. Ajo që ju përfaqëson­i është si ajo drita në fund të tunelit. Është si ajo shpresa njerëzore që nuk vdes asnjëherë sepse me operacione­t ku merr pjesë njësia juaj, ku ka marrë pjesë njësia juaj, me operacione­t luftarake, por edhe me misionet paqeruajtë­se dhe me të gjitha ndërhyrjet që koman- dot kanë bërë ndër vite për të siguruar jetët njerëzore në raste të krizave të shumta, të fatkeqësiv­e natyrore apo edhe të misioneve paqeruajtë­se dhe misioneve luftarake, kanë qenë realisht ajo shpresa që i është dashur njerëzve që i është kërcënuar jeta", u shpreh ministrja Xhaçka përpara komandove të rinj. Më tej, ministrja Xhaçka deklaroi se qeveria do të ketë një trajtim më të mirë për ushtarakët shqiptarë. "Ju jemi shumë mirënjohës për misionin që përmbush- ni si Forca Komando dhe dua t'ju them se angazhohem personalis­ht, por edhe qeveria edhe kryeminist­ri, për të treguar kujdes shumë më të madh ndaj jush, vëmendje shumë më të madhe ndaj jush, por edhe trajtim shumë më të mirë për ju. Angazhohem që viti tjetër do të jetë një vit shumë më i mirë për komandot, siç do të jetë një vit shumë më i mirë për trajtimin e Forcave të Armatosura në përgjithës­i",- shtoi ajo.

 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, dje me ushtarët e rinj
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, dje me ushtarët e rinj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania