Gazeta Shqiptare

Terror në gjykatën greke: Shqiptari Dritan Mullahu tenton të vrasë personazhi­n e famshëm

Mori peng 13 persona, zbardhet e shkuara kriminale e 41- vjeçarit Mediat greke: Akuzonte familjen Panagaku për divorcin me gruan

-

Tmerri dhe paniku kanë pushtuar një sallë gjyqësore në zonën Gjithio të Greqisë, ku një shqiptar, shtetasi Dritan Mullahu, ka nxjerrë një armë dhe ka tentuar të vras një personazh të njohur grek, si dhe ka marrë peng 13 persona. Mediat e shtetit fqinj raportuan se në seancën gjyqësore po gjykohej padia e familjes greke, shefe kuzhinë e mirënjohur nga televizion­et, Maria Panagaku, për intrige, keqpërdori­m të emrit dhe mashtrim. Ndërsa shqiptari Mullahu ishte në rolin e dëshmitari­t, i cili kishte shprehur hapur urrejtjen ndaj familjes greke Panagaku, të cilët i akuzonte për divorcin me gruan.

NGJARJA

Mesditën e së enjtes policia greke vuri në pranga një 41- vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për tentativë vrasje me paramendim, vjedhje shkelje e ligjit të armëve dhe ndërprerje të procesit gjyqësor në seancë. Konkretish­t gjatë seancës ku po gjykohej padia e familjes greke Panagku, shqiptari Dritan Mullahu krejt papritur ka nxjerrë një pistoletë me 3 fishekë dhe e ka vendosur në kokën e djalit të Panagarku- t duke e kërcënuar me vdekje. Një police e re, e cila ndodhej në sallën e gjyqit, nënë e një fëmijë 5- vjeçar, ka tentuar ta qetësojë dhe t'i marrë armën, atëherë Mullahu ka tërhequr këmbëzën ndaj saj, por arma nuk shkrepi. Dëshmitarë­t të shokuar pohojnë se vrasja u shmang pasi edhe pse Mullahu shkrepi, arma nuk shtiu. Në ato momente policja ka hedhur poshtë armen e saj për të qetësuar gjakrat, por kjo nuk mjaftoi. Shqiptari rrëmbeu armën e policës dhe mori peng të 13

personat, të cilët ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Mësohet se ishte ndërhyrja e policisë ajo që çoi në përfundimi­n e këtij episodi të frikshëm dhe arrestimin e 41- vjeçarit.

Qytetarët, të cilët ishin të pranishëm në sallë, pas arrestimit të shqiptarit treguan momentet e tmerrit që kishin përjetuar. "Dritan Mullahu, ishte thirrur si dëshmitar në një çështje ku

njërën nga palët në konflikt ai e urrente për shkak se kishin marrë në punë ishbashkës­horten e tij pas divorcit. Ndërsa gjyqi kishte filluar, ai i ka vënë në ballë revolverin atij personi, duke i thënë ' më ke shkatërrua­r jetën, do të vdesësh'", është shprehur qytetari, i cili ishte i pranishëm në sallën gjyqësore. Bëhet me dije se Dritan Mullahu është liruar pak kohë më parë nga

burgu, pasi ishte dënua për rrëmbim të miturish dhe trafik emigrantes­h të paligjshëm. Mësohet se shkak i konfliktev­e të tij me familjen greke Panagaku ishte ish- bashkëshor­tja e tij. Mullahu akuzonte këtë familje për divorcin me gruan, kjo pasi bashkëshor­tja shqiptare e 41- vjeçarit ka gjetur punë e strehë në shtëpinë e Panagakut, pasi dhunohej vazhdimish­t nga

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania