Gazeta Shqiptare

"Tre persona më sulmuan në oborrin e banesës, më lidhën sa hap e mbyll sytë"

Hetuesit: Organizato­r i dhunimit të së miturës, fqinji i saj, Jorges Dosti 13- vjeçarja: Nuk munda të nxjerr zë e të kërkoj ndihmë. U tmerrova, falë Zotit më shpëtuan prindërit e gjyshja

-

Të dielën në mbrëmje u nisa për te xhaxhai për të parë emisionin humoristik "Portokalli", por sapo dola në oborr, tre persona më sulmuan befasisht. Ata më lidhën sa hap e mbyll sytë dhe më tërhoqën zvarrë. Nuk munda të nxjerr zë, të kërkoj ndihmë, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt. Jam tmerruar nga ajo që ndodhi. Isha me fat se më shpëtuan prindërit dhe gjyshja". Kështu ka deklaruar para hetuesve të çështjes dhe në prani të psikologes, vajza 13- vjeçare e familjes Lushka në fshatin Arapaj të Roskovecit, e cila pak ditë më parë u mor peng nga tre të rinj, që tentuan ta përdhunoni­n në një banesë në ndërtim e sipër.

DËSHMIA E 13- VJEÇARES

Pas ngjarjes së rëndë e mitura ( nxënëse në klasën e 7- të) ka thënë se kanë qenë 3 persona që e rrëmbyen, ku mes tyre ajo ka njohur edhe dy bashkëfsha­tarët Jorges Dosti dhe Marjus Çalalamëni, tashmë të arrestuar së bashku me të riun Redon Tereziu nga fshati Vlosh i Roskovecit. "Personat që më morën me forcë përfituan, pasi oborri ishte i pandriçuar. Shtëpia jonë është në fund të fshatit, ndaj nuk kishte njeri në rrugë. Ata më çuan në anën tjetër të rrugës tek një shtëpi që po ndërtohej, edhe kjo pa ndriçim. Falë Zotit, nëna, babai dhe gjyshja erdhën aty shumë shpejt dhe unë shpëtova nga duart e tyre. Familjarët e mi më gjetën të lidhur", ka dëshmuar 13vjeçarja. Ndërkaq, edhe nëna e të miturës, Manushaqe Lushka ka deklaruar se e ka gjetur të bijën të lidhur. "Jo vetëm duart, por edhe gojën ia kishin lidhur me litar", është shprehur para hetuesve kjo e fundit. Ky fakt është konstatuar edhe nga ekspertiza mjeko- ligjore prej nga është konkluduar se si pasojë e shtrëngimi­t të litarëve, vajzës i janë shkaktuar dëmtime në këmbë, duar dhe në gojë. Por, fatmirësis­ht nga mjeko- ligjorët është konstatuar se tre agresorët nuk kanë mundur të kryejnë marrëdhëni­e seksuale me të miturën.

HETIMI

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se tre të dyshuarit kanë vepruar me paramendim, pasi

ishin kujdesur edhe të vendosnin shtroje në vendin ku do të kryenin krimin e tyre. Ndonëse familjarët e Marjus Çalamënit kanë pretenduar se 24- vjeçari ka qenë duke vjelë domate në momentin e ngjarjes dhe se biçikletën ua

kishte dhënë shokëve të tij, nga hetimet paraprake është konkluduar se të tre të arrestuari­t, Jorges Dosti, Marjus Çalamëni dhe Redion Tereziu kanë bashkëpunu­ar me njëri- tjetrin për kryerjen e këtij krimi.

Mësohet se nga përgjimet ambientale të kryera pas shoqërimit të tre të rinjve, ata kanë diskutuar me njëri- tjetrin se si do të deklaronin kur të merreshin në pyetje. Nga përgjimet ka rezultuar se 24- vjeçari Jorges

Dosti ka qenë edhe organizato­ri i planit për përdhunimi­n e të miturës. Ai mësohet t'u ketë thënë dy shokëve që të mos e pranojnë ngjarjen. Marjus Çalamëni u ka kërkuar mendim dy shokëve se si do justifikon­te faktin se në vendngjarj­e kishte mbetur biçikleta e tij. Jorgesi e ka këshilluar të shprehet se biçikletën ia kishte dhënë një shoku dhe nuk e di se ku e kishte lënë ai. Po ashtu, nga përgjimet dhe hetimet e deritanish­me është konkluduar se Dosti, që ishte edhe fqinj me të miturën ka planifikua­r dhe organizuar krimin, ndërsa është ndihmuar nga dy shokët e tij Redion Tereziu dhe Marjus Çalamëni, ku ky i fundit mësohet të ketë luajtur rolin e rojës deri në momentin që u zbuluan nga familjarët e 13- vjeçares. Nisur nga këto prova që prokuroria i ka paraqitur

 ??  ?? Nëna e 13- vjeçares, Manushaqe Lushka
Nëna e 13- vjeçares, Manushaqe Lushka
 ??  ?? Shtëpia ku u tentua përdhunimi i 13- vjeçares
Shtëpia ku u tentua përdhunimi i 13- vjeçares
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania