Gazeta Shqiptare

Qëlloi me kallashnik­ov brenda në lokal, kapet 31- vjeçari

-

VLORË - Të shtënat me kallashnik­ov brenda ambienteve të një lokali kanë shkaktuar panik në Vlorë. Burime nga policia lokale bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 17: 39 të ditës së djeshme në vendin e quajtur "Sahati". Mësohet se 31vjeçari Besmir Gjela ka hyrë i armatosur brenda në lokal ( loto) dhe ka hapur zjarr. Fatmirësis­ht, nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur persona të lënduar. Pranë ambienteve të lokalit ka pasur edhe disa efektivë policie, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë, duke shmangur kështu një ngjarje të rëndë, pasi autori ka pasur në shënjestër një person tjetër. Blutë kanë arrestuar autorin, ndërsa i është sekuestrua­r edhe arma në cilësinë e provës materiale. Burimet e mësipërme sqaruan se gjatë momentit të arrestimit, 31- vjeçari ka tentuar të largohet dhe është përplasur me xhamat, duke pësuar lëndime të lehta në trup. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet procedural­e në ngarkim të Besmir Gjelës i janë dërguar prokuroris­ë së Vlorës për hetime të mëtejshme.

ditën e djeshme gjykatës, kjo e fundit ka vendosur të caktojë masën e sigurisë arrest në burg ndaj tre të ndaluarve, masë që pritet të rivlerësoh­et nga gjykata e të miturve në Vlorë, ku edhe do të zhvillohen procedurat e mëtejshme të kësaj çështjeje për shkak të kompetencë­s. Tre të arrestuari­t e sipërcitua­r akuzohen për veprat penale "Heqje e paligjshme e lirisë" dhe "Marrëdhëni­e seksuale me të mitur" e mbetur në tentativë, parashikua­r nga Nenet 110/ 2, 100 e 22 të Kodit Penal. Ngjarja e ndodhur ka lënë pasoja të pariparues­hme tek e mitura, pasi sipas familjarëv­e, veç tronditjes psikologji­ke dhe dëmtimeve fizike, ata janë detyruar që ta largojnë nga fshati dhe nga shkolla e saj, me qëllim që të mospërball­et me mentalitet­in e moshatarëv­e të banorëve të tjerë të fshatit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania