Gazeta Shqiptare

U kap në Mal të Zi me 1 ton marijuanë, sekuestroh­en pasuritë e shkodranit

Policia: Pasuritë i tjetërsoi në emër të motrës, dhëndrit dhe dajës Ndue Vesel Pepaj u arrestua në vendin fqinj si kreu i një organizate të trafikut të drogës

-

Policia e Shtetit në bash këpunim me prokuror inë e Shkodrës kanë sekuestrua­r 7 pasuri të paluajtshm­e në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe në pronësi të Ndue Vesel Pepaj, i cili është arrestuar në Mal të Zi si kreu i një organizate kriminale, që merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Pepaj u prangos nga policia malazeze në 17 dhjetor 2017, bashkë me 11 persona të tjerë. Ndërkohë, burime zyrtare nga policia dje bënë me dije se Ndue Vesel Pepaj, këto pasuri të sekuestrua­ra i ka ricikluar duke i tjetërsuar në emër të personave të tjerë, sidomos në emër të motrës, dhëndrit dhe dajës së tij. Ai akuzohet për veprën penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale".

HETIMI

Pas disa muajsh hetime të prokuroris­ë së Shkodrës në bashkëpuni­m me njësinë hetimore të Task- Forcës speciale qendrore në Policinë e Shtetit, dje u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Shkodër, e cila pas kërkesës së organit të prokuroris­ë kishte vendosur sekuestron preventive të 7 pasurive të paluajtshm­e. Bëhet fjalë për tokë me sipërfaqe rreth 15500 m2 dhe ndërtesa social- ekonomike me sipërfaqe rreth 450 m2, ku përfshihen bar- restorant, hotel "Kavaliero", lavazh dhe dyqan cigaresh në fshatin Bajzë të njësisë administra­tive Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, në pronësi të shtetasit Ndue Vasel Pepaj dhe familjarëv­e të tij. Sipas burimeve zyrtare nga policia, sekuestrim­i u krye në funksion të hetimeve të procedimit penal të vitit 2018, për veprën penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale". Mësohet se bazë për fillimin e këtij hetimi ka shërbyer njoftimi i ardhur nga autoritete­t e Mali të Zi më 17 dhjetor 2017. Atë ditë ( më 17 dhjetor të vitit që shkoi), rreth orës 16: 00, autoritete­t malazeze në kuadrin e operacioni­t "Mashtrim" (" Trick"), arrestu- an 12 persona, përfshirë edhe shtetasin shqiptar Ndue Vasel Pepaj, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, si kreun e një organizate kriminale që vepronte në Mal të Zi dhe që merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

OPERACIONI ANTIDROGË

Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar 982 kg marijuanë, 1,7 kg heroinë dhe rreth 3 kg përzierës. Sipas policisë malazeze, kjo organizatë kriminale dyshohet se kishte vepruar për një periudhë të gjatë kohore dhe veçanërish­t aktive ka qenë që nga 1 janari 2016 në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në nivel ndërkombët­ar. Hetimet po zhvillohen në bashkëpuni­m edhe me Prokurorin­ë Speciale të Malit të Zi, përfaqësue­s të së cilës u takuan me autoritete­t ditën e fundit në prokurorin­ë e Shkodrës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje dhe të ekzekutimi­t të letër- porosive së kërkuara në mënyrë reciproke nga autoritet gjyqësore të të dy shteteve.

SEKUESTRIM­I I PASURISË

Hetimi dhe sekuestrim­i i aseteve është bërë, pasi dyshohet se këto pasuri janë produkt i veprimtari­së kriminale të trafikimit të narkotikëv­e, të kryer nga shtetasi Ndue Vasel Pepaj. Sipas hetuesve të çështjes, më pas Pepaj këto pasuri i ka ricikluar duke i tjetërsuar në emër të personave të tjerë, sidomos në emër të motrës, dhëndrit dhe dajës së tij. Zbatimi i vendimit të gjykatës për ekzekutimi­n e sekuestrim­it u bë në bashkëpuni­m me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër dhe Agjencinë e Menaxhimit të Aseteve të Sekuestrua­ra dhe Konfiskuar­a pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila mori në administri­m pasuritë e sekues- truara. Hetimet për këtë çështje vazhdojnë, me qëllim dokumentim­in e plotë të veprimtari­së kriminale.

 ??  ?? Hotel "Kavaliero" i sekuestrua­r nga policia
Hotel "Kavaliero" i sekuestrua­r nga policia
 ??  ?? Ndue Vesel Pepaj, i arrestuar në Mal të Zi
Ndue Vesel Pepaj, i arrestuar në Mal të Zi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania