Gazeta Shqiptare

Vendimi, ja sa duhet mesatarja për t'u pranuar në universite­t

Degët e mësuesisë, mund të hyjnë vetëm kandidatët me notë mesatare mbi shtatë "Programet profesiona­le 2 - vjeçare, jo kritere në notë"

-

shtë përcaktuar kriteri i notës mesatare për pra nimin e kandidatëv­e në nivelin bachelor si dhe në programet e integruara të studimit në master për vitin akademik 2018- 2019. Ky vendim është miratuar ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave në të cilin përcaktohe­t mesatarja e pranimit të studentëve gjatë transferim­it të studimeve në vitet e ndërmjetme. "Kanë të drejtë të aplikojnë për t'u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferua­r studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucio­net e arsimit të lartë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim",- theksohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Në këtë të fundit, gjithashtu, bëhet me dije se për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferua­r studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre pro- Bëhet me dije se për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit për vitin akademik 2018- 2019, të jetë nota 6 ( gjashtë).

grameve, në institucio­net e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018- 2019, të jetë nota 6 ( gjashtë). "Ndërkohë nota mesatare për pranimin në institucio­net e arsimit të lartë përllogari­tet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vi- jon: a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimt­are vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë. b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore",- thuhet në vendim. Ashtu siç është bërë me dije më parë nga përfaqësue­sit e MASR dhe vetë ministrja Lindita Nikolla, për kandidatët që aplikojnë për t'u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2018- 2019, nota mesatare e përllogari­tur, do të jetë nota shtatë.

PROGRAMET PROFESIONA­LE

Ndërkohë kandidatët që aplikojnë për t'u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesiona­l, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikua­r në pikën 2, të këtij vendimi. Në këtë të fundit bëhet me dije se institucio­net arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe njësitë arsimore vendore janë përgjegjës­e për përllogari­tjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. "Procedurat për njëvlershm­ërinë e dokumentev­e të paraqitura nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, dhe përllogari­tja e notës mesatare për këta kandidatë kryhen në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Në rastet kur nuk aplikohen provimet e Maturës Shtetërore, komisioni përkatës përcakton mënyrën e përllogari­tjes së notës mesatare"- thuhet në vendim.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania