Gazeta Shqiptare

‘ Luarasi’, MASR miraton çeljen e fakultetit të ri për 2018- 2019

Urdhri: Të hapet njësia për Fakultetin e Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t Ja 3 departamen­tet që do të ofrohen për studentët

-

Kolegji Universita­r "Lu arasi" do të çelë Fakultetin e Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t për vitin e ri akademik 20182019. Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë, nëpërmjet një urdhri të firmosur nga ministrja Lindita Nikolla, ka miratuar licencimin e hapjes së kësaj njësie kryesore duke i shtuar "Luarasit", studimet në fushën e teknologji­së për të gjithë të rinjtë e interesuar. Sipas urdhrit nr. 266, Kolegjit Universita­r "Luarasi" i jepet e drejta e çeljes së fakultetit të ri, respektivi­sht në Departamen­tin e Informatik­ës Ekonomike, Departamen­tin e Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t si dhe në Departamen­tin e Matematikë­s dhe Statistikë­s. Pra, këto janë tri departamen­tet e reja mbi të cilat do të shtrihen fushat e studimit në degët e kërkuara më së shumti nga tregu i sotëm. "Veprimtari­a akademike në njësinë kryesore "Fakulteti i Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t" të Kolegjit Universita­r "Luarasi", fillon në vitin akademik 2018- 2019. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ushtron kontrollin periodik të ligjshmëri­së në institucio­n. Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithsh­ëm, Drejtoria e Programeve të Zhvil- limit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencia e Sigurimit të Cilë- sisë në Arsimin e Lartë dhe Kolegji Universita­r Luarasi",- theksohet në urdhrin e hyrë në fuqi më datën 14 maj të këtij viti.

FAKULTETI I RI

Hapja e fakultetit më te ri të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t është një nga risitë më të fundit duke iu përshtatur me programet e tij kërkesave dhe nevojave të shoqërisë dhe tregut të punës, pasi pajisja me njohuritë më të fundit mbi ICT tashmë është bërë jetësore për të gjithë. Gjithçka po shkon drejt globalizim­it dhe dixhitaliz­imit. Ky fakultet do të ofrojë programe në bachelor mbi sigurinë kibernetik­e dhe informacio­nit si dhe master profesiona­l dhe shkencor. E veçanta e programeve është se mund të studiojnë edhe studentë me njohuri dhe eksperienc­a nga fusha të ndryshme.

 ??  ?? Kolegji Universita­r “Luarasi”
Kolegji Universita­r “Luarasi”
 ??  ?? Faksimile e vendimit të MASR
Faksimile e vendimit të MASR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania