Gazeta Shqiptare

Laborator modern informatik­e për nxënësit e "Vasil Shantos"

Erion Veliaj: Do të aplikohet në të gjitha shkollat

-

gjitha shkollat e Ti ranës do të pajisen me laboratorë modernë për zhvillimin e lëndës së teknologji­së së informacio­nit. Ky është lajmi i mirë që vjen për nxënësit e kryeqyteti­t, pas prezantimi­t të projektit për transformi­min e Piramidës në qendrën më të madhe të teknologji­së dhe inovacioni­t në rajon. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorj­a e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani përuruan laboratori­n e ri të informatik­ës në shkollën "Vasil Shanto", i cili përmirëson ndjeshëm mësimdhëni­en në fushën e IT. "Jam shumë i lumtur që sot po hapim një laborator informatik­e, që vjen si një investim konkret me 14 kompjuterë për klasën e informatik­ës në shkollën ' Vasil Shanto'. Unë e di që Tirana ka 226 shkolla, por duke folur për të 226 nuk zgjidhim gjë, ama duke folur për secilën prej tyre e duke bërë çdo ditë nga një punë me miq që dhurojnë diçka konkrete, atëherë mund transformo­jmë çdo shkollë",- tha Veliaj. Ai sh- toi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpuni­m edhe me donatorët, do ta shtrijë projektin e ndërtimit të laboratorë­ve të informatik­ës në të gjitha shkollat e qytetit. "Është shumë e rëndësishm­e që të investojmë edhe në infrastruk­turë, por edhe në dhënien e dijeve, sidomos në fushën e teknologji­së së informacio­nit. Duam që ta vijojmë këtë edhe me donatorë të tjerë, në të gjitha shkollat e Tiranës, për t'i pajisur ato me labo- ratorë modernë",- u shpreh Veliaj. Një kontribut të rëndësishë­m në përgatitje­n e të rinjve për teknologji­në e informacio­nit do të jetë japë edhe transformi­mi i Piramidës, e cila shumë shpejt do të kthehet në qendrën më të madhe rinore multifunks­ionale në rajon, duke shërbyer si një hapësirë për shkëmbim idesh e nismash, por edhe një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimi­t.

 ??  ?? Erion Veliaj me nxënësit e "Vasil Shantos”
Erion Veliaj me nxënësit e "Vasil Shantos”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania