Gazeta Shqiptare

Pronarët në Fier, ATP merr në shqyrtim 1030 dosje

Zbardhet formulari- tip për informim në lidhje me ecurinë e dosjes Rifreskohe­t lisa, procedurat për t'u njohur me ecurinë e shqyrtimit

- Ornela Manjani

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 1030 dosje ish- pronarësh që janë në proces shqyrtimi nga kjo agjenci. Kërkuesit janë në qarkun e Fierit dhe janë në pritje të vendimit të ATP- së. Në listën e përditësua­r jepet numri i dosjes dhe data e aplikimit. Të gjithë ish- pronarët që kanë aplikuar për kthimin dhe kompensim pronë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe nuk janë njohur ende me vendimin e agjencisë mund të kërkojnë informacio­n në lidhje me fazën në të cilën ndodhet dosja. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka në dispozicio­nin të pronarëve formularin - tip, "Informacio­n në lidhje me ecurinë e dosjes", i cili duhet të plotësohet dhe të dorëzohet në agjenci për të njohur me fazën në cilën ndodhet shqyrtimi i saj. Agjencia e Trajtimit të Pronave është e detyruar që brenda 15 ditëve nga momenti i dorëzimit të kërkesës të ktheje përgjigje pronarit në lidhje me ecurinë e dosjes.

APLIKIMI

Për t'u njohur me ecurinë e dosjes subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë dorazi ose me postë pranë ATP- së dokumentac­ionin, kërkesën përkatëse me sh- krim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes, fotokopje të kartës së identiteti­t, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë të posaçme. Në faqen zyrtare të ATP- së mësohet se subjekti plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhëni­eve me Publikun, në agjenci. Më pas kërkesa i kalon zyrës së protokolli­t, e cila pasi e protokollo­n i dërgon të gjitha kërkesat e ardhura Drejtorit të Përgjithsh­ëm. Kreu i AKKP- ës ia delegon kërkesat sektorit përkatës për ndjekje dhe zbatim. Më pas sektori përkatës përgatitë informacio­nin e kërkuar dhe njofton subjektin. Në përfundim të shqyrtimit subjekti paraqitet pranë zyrave të ATP- së për të tërhequr shkresën me kthimin të përgjigjes në lidhje me ecurinë e dosjes ose i dërgohet me postë sipas kërkesës. Aplikimi për kërkesën për informim mbi dosjen nuk ka kosto.

FORMULARI

Formulari i aplikimit për formacion në lidhje me ecurinë e dosjes është i ndarë në tre seksione. Aplikanti duhet të plotësojë gjeneralit­et dhe adresën dhe jetë i pajisur me mjet identifiki­mi në momentin e aplikimit. Në seksionin e dytë duhet të jetë përshkruar në mënyrë të saktë se në lidhje me çfarë kërkon informacio­n pala e interesuar, në këtë rast pronari që ka aplikuar për kthim e kompensim prone. Dhe ne seksionin e fundit janë të specifikua­ra pesë dokumentet që duhet të disponojë pronari në momentin e aplikimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania