Gazeta Shqiptare

Kacafytjet e fyerjet mes deputetëve dëmtojnë imazhin e Kuvendit

- Arton Konushevci

( vijon nga faqja 1)

... shoqërisë civile. Debati i ashpër, degradues e ofendues vazhdon të jetë prezent në pothuajse çdo seancë të Kuvendit të Kosovës. Rasti i fundit ishte në seancën e së enjtes, kur kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, ka zhvilluar një debat të ashpër e ofendues me deputetin Arben Gashi nga Lidhja Demokratik­e e Kosovës, pasi këtij të fundit nuk iu dha e drejta e fjalës për një replikë dhe po ashtu, ka përdorur fjalë fyese. Pasi të enjten kanë shkëmbyer vetëm fjalë, të dy deputetët të premten janë shtyrë edhe fizikisht. Deputeti Haliti në seancën e së premtes ndërsa po votonte për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues­e, është afruar pranë deputetit Gashi dhe ka pasur shtyrje. Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga deputetët që të mos bëjnë sjellje të padëshirue­shme dhe pahijshme. Instituti Demokratik i Kosovës ( KDI), ka shprehur shqetësimi­n dhe indinjatën e thellë lidhur me veprimet e fundit joparlamen­tare të shfaqura në Kuvendin e Kosovë, gjegjësish­t konfrontim­et verbale e madje edhe fizike ndërmjet deputetëve Xhavit Haliti dhe Arben Gashi. “Është e papranuesh­me që deputetët e Kuvendit të fyejnë njëritjetr­in dhe të përleshen fizikisht. Për më tepër, dhuna dhe konfrontim­et fizike cenojnë rëndë vlerat, të cilat do të duhej t’i përfaqëson­te organi më i lartë në vend”, thuhet në reagimin e KDI- së. Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që monitoron punën e Kuvendit, thotë për Radion Evropa e Lirë, se vetë deputetët e pranojnë se Kuvendit i ka humbur imazhi që e ka pasur dhe i cili është ndërtuar për vite të tëra. Kjo, sipas Krasniqit, po ndodh edhe për faktin e degradimit të fjalorit të deputetëve. Ai pohon se gjuha degraduese tashmë është shndërruar në gjuhë normale në Kuvend. “Kjo tregon edhe për mungesën e vetë integritet­it të këtyre deputetëve, të cilët kanë një fjalor të tillë dhe atë e përdorin në Kuvend, madje edhe në diskutimet e tyre të përditshme. Kjo është gjuha me të cilën shumë prej tyre komunikojn­ë dhe është vështirë tashmë që ata të komunikojn­ë me një gjuhë tjetër kur e humbin durimin. Pra, i kthehen asaj çfarë dinë ta bëjnë më së miri dhe jo të arrijnë ta kundërshto­jnë me argumente njëri– tjetrin, pikëpamjet e tyre politike”, vlerëson Krasniqi. Krasniqi thotë se në bazë të rregullore­s së Kuvendit të Kosovës, kryesuesit e seancave parlamen- tare, për deputetët që përdorin gjuhë fyese, mund të marrin masa dhe t’i largojnë nga seanca, por kjo siç thotë ai, nuk po ndodh. “Akoma më keq është kur prej vetë kryesuesev­e të seancave plenare po ndodh degradimi i fjalorit dhe janë nxitësit e këtyre eskalimeve, siç është zoti Haliti, ( Xhavit Haliti) që e kemi parë shumë shpesh në këtë rol kohëve të fundit”, thotë Krasniqi. Profesori universita­r i Sociologji­së, Shemsi Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se me mënyrën se si komunikojn­ë deputetët, por edhe politikanë­t e tjerë, tregon se ata kanë një deficit të kulturës gjuhësore, të komunikimi­t dhe mirësjellj­es. “Këtë deficit ndoshta nuk do ta plotësojnë me ndonjë trajnim ose me ndonjë qortim, apo me ndonjë ndëshkim të eprorëve, por këta do të duhej të ndëshkohes­hin nga votuesit nga qytetarët. Kjo duket se po vjen edhe prej një vetëbesimi të tepruar të deputetëve, njëfarë autoritari­zmi që kanë krijuar dhe po u duken se janë të pazëvendës­ueshëm. Mendoj se duhet ta marrin dënimin e merituar nga shoqëria për këtë komunikim, kësisoj edhe për këtë gjuhë kaq de- graduese që janë duke e përdorur, sepse ata japin edhe shembull të keq në shoqëri”, vlerëson Krasniqi. Drejtuesit në organizata­t joqeverita­re thonë se në vend të ofrimit të argumentev­e dhe fakteve në debate të ndryshme, deputetët ofrojnë një fjalor, siç e quajnë ata, të pistë, i cili është i rëndë, fyes dhe ofendues për bashkëbise­duesit. Valmir Ismaili, analist nga organizata joqeverita­re “Demokracia Plus”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kuvendi i Kosovës është institucio­ni më i lartë ligjvënës prej të cilit do të duhej të promovohej toleranca, mirësjellj­a e gjuha demokratik­e, por në fakt aty po ndodh e kundërta. “Nëse qytetarët e shohin një gjë të tillë duke ndodhur në Kuvendin e Kosovës, atëherë çfarë pritet që të kemi në institucio­net e tjera që nuk janë aq relevante sa është Kuvendi i Kosovës?! Prandaj, do të duhej që të kishte masa ndëshkuese për ata që përdorin një gjuhë të tillë, përndryshe reputacion­i i Kuvendit të Kosovës do të bie edhe më poshtë”, thotë Ismaili. Edhe analistët politikë theksojnë se diskursi dhe sjelljet me të cilat përfaqësue­s të caktuar të partive politike shërbehen në paraqitje publike, e edhe në Kuvend reflekton mungesën e intelektua­lizmit në politikë.

“Kjo tregon edhe për mungesën e vetë integritet­it të këtyre deputetëve, të cilët kanë një fjalor të tillë dhe atë e përdorin në Kuvend, madje edhe në diskutimet e tyre të përditshme. Kjo është gjuha me të cilën shumë prej tyre komunikojn­ë dhe është vështirë tashmë që ata të komunikojn­ë me një gjuhë tjetër kur e humbin durimin. Pra, i kthehen asaj çfarë dinë ta bëjnë më së miri dhe jo të arrijnë ta kundërshto­jnë me argumente njëri– tjetrin, pikëpamjet e tyre politike”, vlerëson Krasniqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania