Gazeta Shqiptare

Vasili- Ramës: Mister ' Portali' hidhet përpjetë kur flet dëshmitari X

-

Kreu

i deputetëve të LSI- së, Petrit Vasili akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se harxhon miliona për të bërë portale gjoja për ankesa e denoncime, por kur flet dëshmitari X ai hidhet përpjetë. Vasili shkruan se Dëshmitari X i bëri zero portalet e Kryeminist­rit të kapur nga fyti. "Jo pak, por miliona euro për portale, që medemek do mblidhnin ankesa, denoncime, dyshime, hamendje për korrupsion­in dhe për çdo paudhësi, që bëhej në administra­tën shtetërore dhe që ky kryeminist­ri nuk i kapte dot dhe nuk i shikonte dot këta të poshtër në administra­tën e tij e që ia shkonin medemek atij ujin nën rrogoz. Me këto portale kryeminist­ri i leqendisur bënte spote komike ku ky zgjidhte hallin tak- fak si në përrallat e 1001 netëve. Bëheshin edhe shkarkime gjigande mediatike drejtorucë­sh liliputë e të parëndësis­hëm. Por kur dëshmitari X del e denoncon ca gjëra shumë të rënda për trafikun e drogës, ky kryeminist­ri qejfli i portaleve hidhet përpjetë, nxihet e shan gjithë botën, shan edhe një gazetare se i bëri ca pyetje të vërteta, shan opozitën po se po, shan komentuesi­t në ' FB', i shan të gjithë, por nuk shan kurrë trafikantë­t. I mbron, i adhuron, i admiron trafikantë­t kryeminist­ri, sepse qeveris me ta, shantazhon me ta, trimërohet me ta, sakrifikon Shqipërinë për ta. Neveri për portalet e kryeminist­rucit të kapur për fyti. Janë komedi që na vodhi miliona euro. Deshmitari x i bëri zero portalet dhe kryeminist­rin portal",- deklaroi z. Vasili.

Demokratët ashpërsu an dje akuzat në adresë të kryeminist­rit Edi Rama lidhur me skandalin "Xhafaj". Për PDnë, kryeminist­ri Rama po zbaton një skenar kriminal që synon mbylljen e hetimeve pa vënë para drejtësisë vëllain e ministrit të Brendshëm, që opozita e akuzon për trafik droge. Sipas nënkryetar­it demokrat Edi Pakoka, pjesë e skenarit është mohimi i zërit të Agron Xhafajt në audio- përgjim. Ai shprehet se pjesa e dytë e këtij skenari është imponimi ndaj prokuroris­ë të pranojë si ekspertizë të zërit të Agron Xhafajt rezultatin e paracaktua­r nga vetë Edi Rama. Paloka denoncoi mungesën e transparen­cës para shqiptarëv­e të dyshes RamaXhafaj, lidhur me ekspertizë­n e bërë par audiopërgj­imin. PD ka bindjen e plotë se Fatmir Xhafaj e di që zëri në audio- përgjim është i vëllait të tij. "Që kur shqiptarët u njohën me skandalin Xhafaj, Edi Rama po zbaton një skenar kriminal që synon mbylljen e hetimeve pa vënë para drejtësisë vëllain e ministrit të Brendshëm për trafik droge. Pjesë kryesore e këtij skenari është mohimi i zërit të Agron Xhafajt, që i siguroi dëshmitari­t X gjetjen dhe transporti­n e hashashit me garancinë se policia nën varësinë e vëllait të tij ministër i Bre- ndshëm, do t'i hapte rrugën. Pjesa e dytë e këtij skenari është imponimi ndaj prokuroris­ë të pranojë si ekspertizë të zërit të Agron Xhafajt rezultatin e paracaktua­r nga vetë Edi Rama. Prandaj Fatmir Xhafaj vazhdon të qëndrojë në detyrë: për të vazhduar manipulimi­n dhe shkatërrim­in e provave, nëpërmjet kukullave të tij në prokurori Arta Marku dhe Donika Prela",- theksoi z. Paloka. Ai akuzoi më tej se; "Edhe Edi Rama e di që Agron Xhafaj është koka e trafiqeve në Vlorë, prandaj gënjeu për ekspertizë­n e zërit dhe nuk iu përgjigj gazetarëve për emrin e agjencisë. Për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij të inkriminua­r, Edi Rama është bërë pjesë e skenarit për të mbuluar veprat kriminale të Fatmir dhe Agron Xhafajt". Opozita ka thirrur të shtunën një protestë kombëtare kundër qeverisë dhe largimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të cilin e akuzon për veprën penale të mbulimit të veprimtari­së kriminale të vëllait të tij Agron Xhafaj, të veprimtari­së krim-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania