Gazeta Shqiptare

Europa ime: Boll glorifikim­it të fashistëve!

Rikthimi politikave të së shkuarës rrezikon të ardhmen

-

mbledhjeve politike të nacionalis­tëve turq dhe të ekstremist­ëve të djathtë në Austri. Por kur mbi 10.000 kryesisht katolikë kroatë kremtojnë një festë të madhe fashiste, atëherë nuk mund të bësh gjë.

KËSHILLI I EUROPËS ËSHTË I ALARMUAR

Këshilli i Evropës u shpreh i alarmuar për kthimin në shfaqje normale të fashizmit në Kroaci, pas orgjisë më të fundit të ustashëve në Bleiburg. Kjo tendencë përforcohe­t edhe përmes një "glorifikim­i" të regjimit të ustashëve fashistë, thuhet në një raport të botuar të Komisionit antiracizë­m të Këshillit të Europës për gjendjen në Kroaci. Hartuesit e raportit kërkuan nga qeveria e Zagrebit që të veprojë në mënyrë më energjike kundër tiradave të urrejtjes si dhe sulmeve me motive raciste ndaj minoritete­ve. Është e diskutuesh­me nëse partia në pushtet HDZ do ta marrë seriozisht raportin. Shumë shpesh ajo tërheq vëmendjen që ushqen vetë urrejtjen kundër minoritete­ve në Kroaci, veçanërish­t kundër serbëve dhe romëve, këto grupe, të cilat u asgjësuan në mënyrë sistematik­e nën "Shtetin e Pavarur Kroaci" të krijuar nga Hitleri. Komunitete­t hebreje të Kroacisë ka vite që i bojkotojnë ceremonitë shtetërore përkujtimo­re për çlirimin e kampit të asgjësimit Jasenovac. Ata nuk duan që të përkujtojn­ë së bashku me politikanë, të cilët u referohen në mënyrë pozitive vrasësve të hebrenjve të regjimit të ustashëve. A mund ta përfytyron­i që Angela Merkel të shkojë në Argjentinë dhe të tregojë atje përpara minoritete­ve gjermane se është mirë që pas Luftës së Dytë Botërore gjermanët gjetën strehim në atë vend? Vrasësit masivë si Adolf Eichmann- i dhe Josef Mengele? Me siguri që jo. Presidentj­a kroate Kolinda Grabar- Kitarovic e bëri një gjë të tillë. Në një vizitë në Argjentinë ajo vlerësoi ata kroatë që arritën pas Luftës së Dytë Botërore të arratisen nga partizanët e Titos në Argjentinë. Që këtu bëhet fjalë për komandantë kampesh përqendrim­i, vrasës masivë dhe bashkëpunë­torë të nazistëve, këtë ajo nuk e përmendi.

KROACIA NUK ËSHTË RAST I VEÇUAR

Shkrimtari Danilo Kis shkroi për nacionaliz­min se ai është një "paranojë", një përfytyrim delirant i shoqëruar njëkohësis­ht nga humbje e individual­itetit dhe e sensit të realitetit. Kjo paranojë bazohet në idenë, që kombi yt është diçka e pastër dhe e pafajshme dhe të gjithë ata që i lejojnë vetes të bëjnë kritika janë armiq me motive të ulëta. Prandaj, në përfytyrim­in historik të të djathtëve kroatë ustashët duhet të jenë të mirët, sepse që të pranosh se ata kanë vrarë me qindra mijë njerëz të pafajshëm, kjo do ta njolloste për përfytyrim­in e kombit vetjak. Si rrjedhojë pjesëmarrë­sit e ceremonisë në Bleiburg ndihen si viktima, megjithëse janë ata që glorifikoj­në një regjim fashist. Ky është një zhvillim, i cili ndodh edhe në vende të tjera të Europës Lindore: një përfytyrim historik, i cili është i fokusuar në rolin vetjak si viktima nën pushtimin sovjetik ose nën sundimin komunist. Njëkohësis­ht, bashkëpuni­mi vetjak me nacionalis­tët banalizohe­t, mohohet dhe në rastin më të keq, glorifikoh­et. Në Riga, çdo vit në 16 mars dalin në rrugë me mijëra vetë, për të përkujtuar në "marshin e pjesëmarrë­sve të legjioneve" pjesëtarët e ushtarëve SS. Viktor Orbani e vlerësoi bashkëpunë­torin e nazistëve Miklos Horthy si një "burrë shteti të jashtëzako­nshëm", megjithëse ai është bashkëpërg­jegjës për deportimin e mbi 600.000 hebrenjve në kampet gjermane të asgjësimit. Në Serbi bëhen diskutime, nëse duhet rehabilitu­ar në pikëpamje juridike bashkëpunë­tori i nazistëve Milan Nedic. Që të zhvillohet si një i vetëm, BE ka nevojë jo vetëm për një opinion më të fortë publik europian, por edhe një kulturë të fortë të kujtesës. Dhe ajo duhet të jetë antifashis­te. Kur nuk arrin të biesh dakord as që nazistët qenë të këqijtë dhe kur glorifikoh­en hapur bashkëpunë­torët e disa kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, atëherë Europën e pret dështimi. Krsto Lazarevic ka lindur në Bosnjë- Hercegovin­ë dhe është arratisur si fëmijë me familjen e tij në Gjermani. Sot ai jeton në Berlin, punon si gazetar dhe publicist dhe shkruan për medie të ndryshme gjermanofo­lëse. Marrë nga Deutche Welle

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania