Gazeta Shqiptare

Debatet në komisione, Shehaj: Dëgjo deputetët kur flasin. Braçe: Dil jashtë

"Shëndetësi­a", Bumçi: Mbroni narkoshtet­in. Spiropali: Sikur keni pirë hashashin e Lazaratit Ballanca: Kam respekt për veten, nuk flas në zhurmë

-

ështja Xhafaj dhe kërkesa e PD- së për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, shkaktoi sërish dje debate të forta në komisionet parlamenta­re, puna e të cilave nuk ka mundur të vijojë normalisht. Në Komisionin e Shëndetësi­së, opozita numëroi serish akuzat ndaj ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij të dënuar me burg në Itali. Sipas PD- së në kushte të tilla çdo temë tjetër dhe ligj në rendin e ditës nuk mund të ketë përparësi. Pavarësish­t rendit të ditës nëpër komisione, deputetët e opozitës sapo kanë marrë fjalën janë përqendrua­r te çështja e përgjimeve dhe akuzat ndaj Xhafajt. Kjo solli ndërprerje­n e Komisionit të Ekonomisë dhe në atë të shëndetësi­së, ndërsa në Komisionin e Edukimit deputetët e mazhorancë­s nuk u paraqitën. Deputetja e PS, Elisa Spiropali akuzoi opozitën se po organizon grusht shteti ndaj Ministrisë së Brendshme dhe prokuroris­ë. Por demokrati Aldo Bumçi deklaroi: "Këto janë deputetët që mbrojnë narkoshtet­in dhe narkoeurot, eurot e drogës. Edi Rama di vetëm narkodrogë­n. Fatmir Xhafaj mbron vëllanë e tij narkotrafi­kant". Spiropali u kundërpërg­jigj: " Kryetar keni marrë peng këtë komision. Aldo, kemi durim të madh, por jemi këtu për të folur për problemet e shëndetësi­së. Disa nga kolegët po flasin sikur kanë pirë gjysma e asaj që ka mbjellë në Lazarat. Jeni bërë të lodhshëm dhe për votuesit tuaj. Si e keni ' Babalen'? Do shohim deri në fund si do dalë kjo çështja e ' Babales' tuaj".

BLLOKIMI

Edhe Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debate mes deputeteve, Enkelejd Alibeaj dhe Ulsi Manja. Alibeaj kërkoi që ministri të jap dorëheqjen pasi sipas tij është i lidhur me krimin, ndërsa Manja tha se nuk ka ardhur që të dëgjoj Babalen në komision. E njëjta situatë ishte edhe te Komisioni parlamenta­r i Medias. Pas debateve që në nisje të mbledhjes, ku deputetët e PD- së mbajtën kryefjalë të diskutimit sërish urgjencën për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, deputetët e shumicës bojkotuan mbledhjen. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi theksoi se deputetët e PS kanë frikë nga mediat, ndërsa tregoi se janë mbledhur në një tjetër sallë dhe po festojnë ditëlindje­n e një kolegeje. "Deputetet e PS kanë frikë nga media. Po festojnë ditëlindje­n e një kolegeje te salla e grupit. Pas videopërgj­imeve po sulmojnë g a z e t a r ë t " , - t h e k s o i zj. Vokoshi. Nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku dhe anëtari i Komisionit të Ekonomisë Florion Mima reaguan dje ndaj asaj që e kanë cilësuar sulm verbal të kryetarit të këtij komisioni, Erjon Braçe ndaj dy gazetareve në mbledhjen e komisionit. Ndërsa deputetët demokratë, Agron Shehaj dhe Aldo Bumçi i janë rikthyer edhe njëherë çështjes "Xhafaj"

duke akuzuar maxhorancë­n se po mbron vëllanë e ministrit të Brendshëm i dënuar për trafik droge. Teksa Bumçi fliste, kreu i komisionit, Erion Braçe po shfletonte një gazetë. Kjo gjë s'është pritur mirë nga Agron Shehaj, i cili i është drejtuar Braçes që të dëgjojë deputetët. Por kjo gjë e ka acaruar Braçen, i cili i kërkoi Shehajt të dalë jashtë, ndërsa ndërpreu punimet e komisionit, duke nxjerrë jashtë edhe mediat. "U njohëm nga media me faktin se dy gazetareve të terrenit që janë prezente këtu në komision, ju i kërkuat të largohen nga salla. Ju duke qenë gazetar, i kuptoni mirë vështirësi­të e tyre për më tepër që të dyja janë zonja. Nuk është në standardin e këtij komisioni, të paktën për sa kohë unë jam unë këtu. Nuk është në standardin e asnjërit prej nesh këtu që të largojmë gazetarët", - tha zj. Tabaku.

 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës
 ??  ?? Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ekonomisë
Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania