Gazeta Shqiptare

Vidio- përgjimi, Rama: Opozitës i është djegur siguresa e mendjes

Këshilla e kryeminist­rit për të dalë nga varfëria: Shtëpitë e rrënuara kthejini në bujtina "Po luajnë publikisht një blof kaq skandaloz"

-

Kryeminist­ri Edi Rama e konsideron një blof audio- përgjimin e publikuar nga Partia Demokratik­e për vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj. Rama foli pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimit për kanabisin në Vlorë, ku përfshihet edhe vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Edhe vetë Rama ka publikuar videon, ndërsa pyet nëse PD- së i është djegur siguresa e mendjes që shkuan deri në këtë pikë sa luajtën sipas tij një blof. Nuk mungon etiketimi ' ditëzi' për Babalen ose Albert Veliun, ndryshe dëshmitari X. "Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!", vjershëron­te i madhi Këthe Spiri. Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarë­t e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngaherë apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një blof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?"shprehet z. Rama.

TAKIMET

Para banorëve të Tepelenës kryeminist­ri Edi Rama përmendi dje se zhvillimi i agroturizm­it është rruga përfundimt­are e daljes nga varfëria. Ai foli për një sërë projektesh infrastruk­turore në këtë zonë. Sipas kreut të qeverisë projektet e rilindjes urbane në këtë qytet kanë nxitur turizmin dhe kanë rritur çmimin e pronës me të paktën katërfish. "Ku kalonte ndonjëherë turist në Tepelenë dhe nuk e harroj kur Tërmeti më ka çuar mesazhin e parë, u shfaqën edhe disa suedeze më në fund përballë Ali Pashait. Sa kushtonte një apartament në Tepelenë përpara realizimit të këtyre projekteve?! Kush e shiste 10 mln të vjetra ishte me fat. Sa kushton sot? 40 mln mesatarish­t, por ama në qendër të qytetit nuk gjen më njeri që shet apartament",- u shpreh z. Rama. Për këtë arsye ai u bëri thirrje sipërmarrë­sve, banorëve dhe emigrantëv­e që të investojnë në fshatrat turistikë, pasi do të kenë mbështetje nga shteti. "Ka shumë njerëz që lëvizin në fundjavë nga Tirana dhe që kanë destinacio­ne të reja. Të jeni të sigurt që me shumë kënaqësi do të shkonin aty ku ka agroturizë­m që nga veriu në jug. Ne kemi aprovuar një ligj. Kush e kthen shtëpinë apo kush investon duke marrë një shtëpi të rrënuar në një bujtinë dhe

ndërton një fermë të vogël dhe ka një numër të kufizuar dhomash e para ka tatim fitimi vetëm 5%. E dyta e ka TVSH 6%, e treta merr mbështetje financiare nga shteti. Prandaj unë dua t'i bëj thirrje atyre që janë në emigracion ta shohin këtë mundësi, u bëj thirrje familjeve që janë këtu që bashkë me djemtë dhe vajzat, vëllezërit, xhaxhallar­ët , dajallarët që kanë në emigracion të drejtohen në këtë drejtim. Është rruga e daljes përfundimt­are nga varfëria.

Nuk është një zonë kjo ku mund të mendojmë zhvillimin e ndonjë bujqësie me prodhim të madh. Nuk është një zonë kjo ku zhvillimi i blegtorisë mund të kthehet në një zhvillim industrial, por është një zonë ku blegtoria dhe prodhimet blegtorale mund t'i shërbejnë tryezave të mikpritjes përmes bujtinave dhe hoteleve të vegjël tradiciona­l të agroturizm­it",- theksoi kryeminist­ri. Më tej Rama tha se qeveria do të vijojë punën me një sërë "Prisni e duroni ditët në vijim do të jenë të rëndësishm­e për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokaine me persona të rangjeve më të larta të PD. E gjithë kjo po e dëmton Shqipërinë në rrugën e rëndësishm­e të fazës përmbyllës­e të hapjes së negociatav­e. Kjo është diçka që nuk i bën mirë Shqipërisë megjithëse Basha pa e ditur është futur nga Berisha në një aventurë të rrezikshme", - tha Balla.

projektesh duke vënë theksin tek kalaja e Ali Pashë Tepelenës. "Do ta përfundojm­ë projektin e kalasë dhe kalanë brenda do ta rindërtojm­ë duke bashkëpunu­ar me banorët brenda për ta kthyer një vend ku të hyjnë dhe dalin turistë jo në një vend ku nuk futet askush përveç banorëve",- deklaroi z. Rama. Falë këtyre projekteve Tepelena dhe fshatrat e saj do të kthehen në një atraksion turistik jo vetëm gjatë sezonit veror.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania