Gazeta Shqiptare

Basha: 34 vjet më parë, për disa orë ra sistemi gjakatar komunist

Kreu i PD- së fton qytetarët në protestën e 26 majit, rikujton revoltën e Qafë Barit "Të gjithë në shesh kundër qeverisë së krimit"

- Valentina Madani

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha rikuj toi dje revoltën e Qafë Barit, ku 34 vjet me parë u fitua për disa orë liria, për disa orë ra sistemi gjakatar komunist. Në një status në rrjetin social ' Facebook', Basha shkruan se me këto shembuj të heroizmit dhe atdhedashu­risë duhet të ngrihen të gjithë shqiptarët dhe të marrin pjesë në protestën e 26 majit. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, duke theksuar se guximi i shqiptarev­e në revoltën e Spaçit dhe Qafë Barit, është shembull frymëzimi për të gjithë ata që e duan vendin të lirë, nga ministrat e lidhur me krimin dhe kryeminist­ri që sipas tij mbron krimin, përsëriti dje një tjetër thirrje për gjithë shqiptarët. Të bashkohen në protestën e së shtunës, kundër qeverisë së lidhur me krimin. "11 vite pas kryengritj­es së Spaçit që ngjalli shprese dhe i dha kurajë njerëzve, një tjetër akt heroik në një tjetër burg famëkeq ndodhi, revolta e Qafë Barit. Të dënuarit politikë ngritën krye ndaj shtypësve të tyre. Fale kurajës së tyre mbinjerëzo­re në Qafën e Barit, si sot 34 vjet më parë u fitua për disa orë liria, për disa orë ra sistemi gjakatar komunist. Burrat që kryen këto akte heroike, janë frymëzim njerëzor dhe atdhetar. Ata kërkuan lirinë, ata u ngritën kundër padrejtësi­së brenda burgjeve mizore. Në shembullin e guximit të tyre të pashoq, do të bashkohen të shtunën shumica e shqiptarëv­e që e duan vendin pa krim, pa drogë, pa ministra të lidhur drejtpërdr­ejt me bandat, pa një kryeminist­ër që mbron hapur të keqen", shprehet z. Basha. Sipas tij "Me këto shembuj të heroizmit dhe atdhedashu­risë, ju ftoj të bashkohemi të shtunën me 26 maj, në orën 11 në Tiranë, të gjithë bashkë në protestën kombëtare ngrihemi kundër padrejtësi­së, kundër qeverisë së lidhur me krimin, për Shqipërinë si gjithë Europa". Ndërkohë Partia Demo- kratike ka përcaktuar tashmë edhe vendin ku do të mblidhen protestues­it që do t'i bashkohen thirrjes për të protestuar kundër qeverisë. Ndërkohë që deri në fundjavë ende nuk kishte një vend të saktësuar për mbajtjen e protestës, pasi diskutohej ose te Kryeminist­ria, ose te Ministria e Brendshme, tashmë PD ka vendosur të protestojë Ish- kryeminist­ri Sali Berisha duke iu referuar qytetarit dixhital, publikoi dje foton e një personi që deklaron se është ai që bëri luftë në Gjirokastë­r me Kostandin Xhuvanin kundër policisë dhe shoqëronte në Sarandë deputetin e PS- së së zonës, Alket Hysenin.

para zyrës së Ramës. Në logon e protestës që kreu i PD- së, Lulzim Basha e ka vendosur në faqen e tij në FB, shkruhet se protesta nis në orën 11: 00 të së shtunës, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

 ??  ?? Kryetari i opozitës, Lulzim Basha
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania