Gazeta Shqiptare

Ish- presidenti Nishani: Kriza më e rëndë se në ' 97, dëmin s'ka qeli ta shlyejë

-

Çdo

ditë leku po zhvleftëso­het dhe po e çon situatën financiare të vendit në një krizë edhe më të rëndë se ajo e skemave piramidale të ' 96-' 97". Kështu shkruan ish- presidenti Bujar Nishani duke dhënë alarmin për situatën në të cilën ndodhet vendi e duke kërkuar reagim të shpejte nga vetë shqiptarët. "Prej disa kohësh paraja e pisët ka nisur të minojë shumë rrezikshëm ekonominë tonë dhe ashtu siç ajo është e dobët dhe e gërryer nga korrupsion­i. Çdo ditë leku po zhvleftëso­het dhe po e çon situatën financiare të vendit në një krizë edhe më të rëndë se ajo e skemave piramidale të ' 96-' 97. Platforma e narkotizim­it të vendit ishte krimi shtetëror më i madh që pas diktaturës staliniste në Shqipëri. Mjeranët që e ideuan dhe implementu­an rrugëtimin, nga kanabisi tek kokaina, jo vetëm që do të hyjnë në historinë e Shqipërisë si "narkotrafi­kantët e Ballkanit", por edhe do të përgjigjen përpara historisë". E nxinë imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e në sytë e të gjithë botës siç nuk e meritojmë aspak. Këtë imazh, që s'ka dënim të kujtdo qelie burgu, që ta shlyejë dot. E minuan rëndë sigurinë tonë kombëtare duke e vënë policinë e shtetit nën komandën e organizato­rëve të trafikut, të cilët veshën uniformën e policisë në funksionet më të larta dhe sot janë larguar në drejtim të paditur", shprehet z. Nishani. Ish- presidenti apeloi për reagim të qytetarëve. "Reagimi është i qytetarëve, sepse dëmi është mbi ta, pagesa bëhet nga ta. Ata nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë të keqen që nesër mund të jetë fatale në koston që do të kërkojë prapë nga shqiptarët!", theksoi z. Nishani.

DEKLARATA

"Reagimi është i qytetarëve, sepse dëmi është mbi ta, pagesa bëhet nga ta. Ata nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë të keqen që nesër mund të jetë fatale në koston që do të kërkojë!",- tha z. Nishani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania